Politika e Privatësisë

NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tregon proceduat e grumbubllimit të të dhënave tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre për shkelje të të dhënave personale gjatë përpunimit nga ana e kontrolluesve.
Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.
Vizitorët në faqen tonë.
Kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit.

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË INTERMEDICA CENTER


Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të Kompanisë si dhe me rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale të Institucionit, akt ky i miratuar nga Titullari.

Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për proçesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë.

Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën e ruajtjes së të dhënave personale.

PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET NË INTERMEDICA


Intermedica ofron shërbime të ndryshme shëndetësore për klientët.

Ne përdorim detaje të të dhënave të ofruara dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin ndaj subjektit edhe për rastet e kërkuara nga ky i fundit për qëllime të tjera të lidhura ngushtë me të. P.sh kur ne i përgjigjemi një personi i cili më parë ka kërkuar informacion mbi kryerjen e një analize, ne mund të përdorim të dhënat e tij për të testuar nëse personi apo personat janë të kënaqur me nivelin e shërbimit që ata morën.

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT


Intermedica disponon faqen zyrtare te institucionit me anë të së cilës transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë klientit.

Nëpërmjet faqes zyrtare, Intermedica u vjen ne ndihmë klientëve duke ju prezantuar ofertat e ndryshme, lejuar aplikimin për kartë klienti, aplikimin për punë oses për të plotësuar pyetësorin lidhur me kënaqësinë e klientit.

Për vizitoret sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.

Intermedica nuk përdorë (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë synojmë të bëjmë me të.

APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E INTERMEDICA

Kur persona aplikojnë për t’u punësuar pranë Intermedica, ne përdorim informacionin për proçesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit.

Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 12 muaj pasi konkursi i rekrutimit ka përfunduar, e më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.

Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me Intermedica, për të ne përgatisim një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit. Kur punësimi i tyre pranë Intermedica përfundon, ne mbajmë dosjen në përputhje me kodin e punës dhe rregullat tona të brendshme.

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE


Intermedica përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’Ju:

Japim një përshkrim të tyre;


Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;


Tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;


Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;


Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.

Për të bërë një kërkesë pranë Intermedica, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar Drejtorisë së Marketingut dhe Marrëdhënieve me Jashtë ose të na e dërgoni në adresën [email protected].

Nëse jeni dakord, ne do të përpiqemi të merremi me kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për shembull duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet telefonit.

Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke na kontaktuar edhe një herë.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE


Ne nuk përhapim të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Megjithatë kur ne hetojmë një ankesë, për shembull, na duhet të ndajmë informacionin personal me kompaninë përkatëse dhe me organet e tjera të përfshira.

Ju mund të merrni më shumë informacion mbi:

Marrëveshjet që kemi me institucione të tjera për shkëmbimin e informacionit;
Rrethanat kur ne mund të përhapim të dhënat personale pa marrë pëlqimin, për shembull për të parandaluar dhe zbuluar një krim dhe për të prodhuar statistika anonime;
Udhëzimet tona për stafin se si duhen mbledhur, përdorur dhe fshirë të dhënat personale;
Mënyrën si ne kontrollojmë se të dhënat që ne mbajmë janë të sakta dhe të përditësuara.

LIDHJET ME FAQET E TJERA


Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

ANKESA APO PYETJE


Intermedica përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona.

SI TË NA KONTAKTONI
Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën [email protected]

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT


Intermedica përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të saj. Kjo mund të përfshijë informacionin sekret për punonjësit dhe individët.

Informacioni është një aset i çmuar. Vazhdimësia e punës është e varur në integritetin e punpnjësve dhe disponueshmërinë e vazhdueshme. Prandaj, duhet të ndërmerren hapa për të mbrojtur informacionin nga përdorimi i paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi, qoftë aksidental ose i qëllimshëm.

Intermedica përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe proçedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. Intermedica merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë.

Stafi i Intermedica i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. Intermedica  i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të tij për t’u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë. Intermedica monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet në lidhje me sigurinë.