TESTI SASIOR IMUNOKIMIK FEKAL (FIT)

PËR SKRINIMIN E KANCERIT KOLOREKTAL

Për shkak të thjeshtësisë dhe performancës së tij të lartë të testuar, Testi sasior Imunokimik Fekal (FIT) aktualisht konsiderohet testi më i mirë jo-invaziv i Gjakut Okult në Fece (FOB) për ekzaminim e Kancerit kolorektal (të zorrës së trashë).

Në Evropë, kanceri kolorektal (CRC) është më i përhapuri nga të gjitha tumoret, me 471,000 raste të diagnostikuara në vit dhe i dyti vetëm pas kancerit të mushkërive. Megjithatë, studimet tregojnë se vdekshmëria nga kjo sëmundje mund të reduktohet në mënyrë të  konsiderueshme nëse miratohen programe të skrinimit të popullatës.

Një rezolutë e Parlamentit Evropian kërkon miratimin e politikave parandaluese parësore dhe diagnozës së hershme përmes skrinimit. Disa shtete anëtare kanë nisur tashmë programet e skrinimit të popullatës, në shkallë kombëtare ose rajonale. Popullata midis moshës 50 dhe 74 vjeç ftohen të marrin pjesë në programet e ekzaminimit CRC për të zbuluar në faza të hershme praninë e kësaj sëmundje.

Duke qënë se testimi FIT mund të zbulojë gjakun okult në feçe, konsiderohet si një ekzaminim efektiv dhe i dobishëm për mjekët që do të përcaktojnë ata pacientë të cilët do të duhet t’i nënshtrohen hetimeve të mëtejshme të konsideruara më invazive.

Organizata Botërore e Endoskopisë (WEO), “Grupi i Punës i Ekspertëve (EWG) për Skrinimin FIT” është i fokusuar në implementimin e skrinimit FIT në të gjithë botën. Ky grup e konsideron ekzaminimin FIT si zgjedhjen më të përshtatshme për kontrollin e popullsisë krahasuar me testet e tjera.