Çfarë është Holteri ?

Holteri është një paisje mjekësore që mat aktivitetin e zemrës, siç janë frekuenca dhe ritmi. Mjeku e rekomandon holterin kur i duhet një informacion më i detajuar se ai që ofron EKG-ja e thjeshtë rreth aktivitetit të zemrës.  Monitorimi me Holter është një test i vazhdueshëm që regjistron frekuencën dhe ritmin e zemrës për 24 orë, 48 orë ose 7 ditë. Pacientit i vendoset holteri nga stafi mjekësor i klinikës dhe më pas vazhdon aktivitetin e tij normal.

Si funksionon Holteri ?

Pajisja e holterit është një pajisje shumë e vogël që mbahet në një mbajtës që varet rreth qafës së pacientit. 5 elektroda specifike të lyera me xhel (që ndihmojnë në përçimin sa më të mirë të sinjalit) vendosen në trupin e pacientit. Këto elektroda lidhen me pajisjen me anë të fijeve përkatëse. Sinjalet elektrike të përfituara nga aktiviteti i zemrës kapen nga elektrodat të cilat e përçojnë më pas sinjalin te pajisja e holterit. Pas 24 orëve, 48 orëve apo 7 ditëve (në varësi të ekzaminimit që ka kërkuar mjeku), holteri lidhet me kompjuterin e mjekut kardiolog dhe me anë të një programi të veçantë mjeku specialist lexon të dhënat e regjistruara gjatë kohës së monitorimit të pacientit.

Interpretimi i rezultatit.

Pasi te kalojë koha e rekomanduar e testimit, pacienti kthehet në klinikë për të hequr paisjen. Mjeku kardiolog do të lexojë aktivitetin kardiak dhe do të analizojë rezultatet e monitorimit. Ekzaminimi me holter është veçanërisht i dobishëm në përcaktimin e anomalive të ritmit të zemrës që janë të padhimbshme dhe të pa njohura nga pacienti.

Vendosja e holterit është e padhimbshme dhe mënyra më e mire për të identifikuar problemet potenciale të zemrës.

Ju ftojmë në Laboratorin tonë për kryerjen e këtij ekzaminimi kaq të rëndësishëm për shëndetin e zemrës tuaj. Për info dhe prenotime telefononi në 042 200 600. Ju mirëpresim.

Intermedica Qëndrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Hipotekës)
Tel: 042 200 600
email: info@intermedica.al
E Hënë -E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
email: info@intermedica.al
E Hënë – E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 2

Tiranë
Rr. “Kongresi i Manastirit”  (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrik)
Tel: 04 22 57 688
E Hënë – E Premte: 08:00 – 20:00
E Shtunë: Mbyllur
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 6 Sarandë

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 852 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 08:00 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 7

Tiranë
Rruga Fran Bardhi (Pranë Qendrës Kristal)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 8

Tiranë
Rruga Dr. Shefqet Ndroqi (Pranë Sanatoriumit)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 19:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 9

Rruga e Kosovarëve (pranë ish-Kompleksit Dinamo)

Tel. 042 200 600

E hënë – e premte 07:00 – 20:30

E shtunë: 07:30 – 17:00

E diel: pushim

Intermedica 10

Bulevardi Blu, Kamëz (përballë Pallatit të Kulturës)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 19:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 11

Rruga Kastriotët, Kodër Kamëz (përballë Farmaci Shehu)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 17:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Telefono Tani