Pajisjet

Analizat

Stafi

Rrjeti Laboratorik

 

Laborator Intermedica është simbol i inovacionit dhe implementimit të analizave më të fundit. Intermedica është një ndër laboratorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke qënë i pari në llojin e tij i cili i është nënshtruar kushteve të akreditimit nga Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në Shqipëri. Intermedica ka një partneritet strategjik me një numër laboratorësh prestigjozë jashtë vendit si: Mayo Clinic dhe Ariosa Diagnostics në SHBA, In Vitro Lab, Bio Atriki dhe InterGenetics në Greqi, NIPD Genetics në Qipro, ELN në Hollandë dhe Bioscientia Healthcare Group në Gjermani, si dhe bashkëpunime të ndryshme me laboratorët brenda vendit.

Në Laborator Intermedica jemi të fokusuar në ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për pacientët tanë, duke plotësuar gjithë nevojat e tyre dhe duke i dhënë përgjigje të sakta, në një kohë sa më të shkurtër. Intermedica ofron një shërbim të besueshëm, mbështetur në eksperiencën mbi 20 vjeçare në fushën e ekzaminimeve laboratorike.

Pacientët tanë mund të përfitojnë nga një gamë të plotë ekzaminimesh me saktësi maksimale dhe shpejtësi në dhënien e rezultateve. Falë angazhimit dhe përkushtimit të stafit, Laboratori Intermedica ofron profesionalizëm dhe mbështet pacientët në përkujdesjen për shëndetin e tyre.

Laborator Intermedica ofron nivelet më të larta të cilësisë dhe saktësisë së ekzaminimeve laboratorike veçanërisht si rezultat i stafit të kualifikuar dhe me eksperiencë pune shumë vjeçare në mjekësinë laboratorike. Cdo njëri nga mjekët është i specializuar dhe kompetent në një sektor të caktuar. Me eksperiencën e tyre shumë vjeçare ata kanë marrë përsipër trajnimin dhe mbikqyrjen e stafit të ri. Stafi pritës dhe ai infermieror që kanë kontakt të drejtëpërdrejtë me pacientin zbatojnë etikën e komunikimit duke e vënë pacientin në qendër të vëmendjes. Stafi infermieror jep kontributin më të çmuar për të siguruar cilësinë maksimale.

Marrja e iniciativës nuk është gjithnjë e lehtë, aq më tepër kur duhet të bësh ndryshimin, në një vend dhe në një kohë kur të gjithe e kishin humbur shpresën tek mjekësia. Në prill të vitit 1995, falë nismës së tre doktorëve, të cilët besonin se mund të ndihmonin në përmirësimin e shërbimeve në fushën e mjekësisë, u krijua e para qendër diagnostikuese, DiMeVa. Nismëtari i këtij projekti ishte Dr. Vasil Llajo. E veçanta e kësaj qendre ishte skaneri i parë në Shqipëri, që në atë kohë ishte ëndërr për shumë stafe mjekësore. Prania e skanerit të parë shënon edhe ndryshimin në mjekësinë shqiptare, duke kaluar nga diagnostikimi nëpërmjet shenjave klinike, në atë me imazheri dhe teste laboratorike. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit por edhe të plotësimit të kësaj qendre me të gjitha shërbimet, u hodhen bazat për krijimin e një laboratori modern sipas standarteve europiane. Laboratori Intermedica u themelua në Qershor të vitit 1996 nga Dr. Vasil Llajo.

GJAK KOMPLET

  • Merret në çdo orë të ditës
  • Nuk është e nevojshme që pacienti të jetë pa ngrënë, por konsumi i vakteve tepër të yndyrshme mund të ndikojë në rezultat.
  • Përgjigja del brenda ditës

URINË KOMPLET

  • Higjenë e mirë e zonës uro-genitale
  • Të derdhet porcioni i parë i urinës, pjesa e mbetur të hidhet në provëz sterile
  • Nga momenti i marrjes, mostra duhet të dorëzohet sa më shpejt në laborator, niveli i hidratimit mund të modifikojë rezultatin

FEÇE PARAZIT

  • Të vendoset në kontenier steril
  • Medikamente të ndryshme alternojnë vlerat
  • Material i feçes të meret në tre vende, në fillim, mes dhe në fund ose të bëhet një përzierje e feçes
  • Nëse materiali merret gjatë darkës të ruhet në fresk dhe të sillet në mëngjes sa më shpejt

FEÇE GJAK OKULT

  • 5 gr. feçe vendoset në kontenier të pastër
  • Merret nga 3 vende të ndryshme
  • Për 7 ditë para marrjes së mostrës duhet të shmangen medikamentet anti-inflamatorë, si ibubrofen, noprofen ose aspirinë
  • Të shmanget për 3 (tre) ditë vitamina C ( > 250 mg/ditë), lëngu limonit, frutat dhe mishi i kuq

HIV (VIRUSI I IMUNODEFIÇENSËS NJERËZORE)

  • Për këto analiza duhet të paraqitet vetë pacienti
  • Të ketë me vete ID, mjet identifikimi
  • Përgjigja duhet të tërhiqet nga vetë pacienti me faturën përkatëse
  • Nuk pranohet gjak nga jashtë

GRUP GJAKU

  • Për këtë analizë pacienti duhet të paraqesi ID, mjet identifikimi
  • Nuk pranohet gjak nga jashtë

UROKULTURA

  • Materiali të merret në kontenier steril
  • Higjenë e mirë e zonës uro-genitale
  • Për 45-72 orë të mos jeni nën efektin e antibiotikëve
  • Materiali duhet dorëzuar brenda 2 (dy) orëve në laborator

KULTURAT DHE MYKOGRAMAT

  • Materiali merret nga mjeku
  • Për 45-72 orë të mos jeni nën efektin e antibiotikëve
  • Për kulturën e fytit duhet të jenë esëll dhe pa larë dhëmbët

PAP –TEST

  • Të kenë kaluar 24-48 orë nga kryerja e marrëdhënieve seksuale
  • Të kenë kaluar të paktën 5 ditë nga përfundimi i ciklit menstrual
  • Gjatë 2-3 ditëve para ekzaminimit këshillohet mospërdorimi i medikamenteve vaginale (ovula, kremra ose lavazhe vaginale, etj.)
  • Në 2 ditët para kryerjes së testit, nuk duhet të bëhet asnjë ekzaminim gjinekologjik ose ekografi transvaginale.
  • Nuk rekomandohet nëse ka prezencë të infeksionit bakterial.

SPERMOGRAMA

  • Të kenë kaluar 3 deri në 7 ditë pa kryer marrëdhënie seksuale
  • Materiali të merret në provëz sterile dhe pa kontakt
  • Mostra duhet të dorëzohet në laborator brenda 30 minutave, nëse sillet nga jashtë

LIPIDOGRAMA

  • Duhet diete konstante për 3 (tre) javë
  • Të jeni esëll 12 orë para marrjes së gjakut
  • Të mos keni konsumuar alkol për 3 (tre) ditë

GLICEMIA

  • Duhet të jeni esëll (pa ngënë, pa pirë) të paktën 8 orë para marrjes së gjakut
  • Analiza kryhet në mengjes
  • Të mos keni konsumuar alkol

PROVA E TOLERANCË NDAJ GLUKOZËS

  • Pacienti esëll bën matjen e parë
  • Pasi të ketë kaluar një natë pa ngrënë ushqim, pacienti konsumon 75-100 mg. tretësirë glukoze
  • Mjeku përcakton dozën e glukozës
  • Të paktën 3 (tre) ditë para marrjes së gjakut pacienti duhet të konsumojë 150-200 g karbohidrate në ditë

TIREOGLOBULINA (TG)

  • Pacienti nuk duhet ti jetë nënshtruar një biopsie, ndërhyrjeve kirurgjikale, shindigrafisë dhe terapisë me jod radioaktiv, të paktën 2 (dy) javë para marrjes së gjakut

TIROKSINA (T4) DHE FREE TIROKSINA (FT4)

  • Pacienti duhet të jetë i pangrënë para hemolipsisë
  • Nëse pacienti është nën mjekim, marrja e gjakut duhet të kryhet para orarit të caktuar të marrjes së dozës së medikamentit

PAPP-A 

  • Gruaja shtatzanë duhet të jetë në javët e 11 deri në 14 të shtatzanisë
  • Duhët Echo e bërë brenda 48 orëve (Parametra të rëndësishëm CRL dhe NT)
  • Kërkohet pesha e gruas shtatzanë
  • Kërkohet dita e parë e ciklit të fundit
  • Histori familjare për sindroma gjenetike dhe diabet

ALFA-TEST

  • Gruaja shtatzanë duhet të jetë në javët e 15 deri në 21 të shtatzanisë
  • Duhët Echo e bërë brenda 48 orëve
  • Kërkohet pesha e gruas shtatzanë
  • Kërkohet dita e parë e ciklit të fundit
  • Nuk rekomandohet për shtatzani me binjakë

NIPT (NON INVAZIV PRENATAL TEST)

  • Gruaja shtatzanë duhet të jetë mbi javën e 10-te të shtatzanisë
  • Duhët Echo e bërë brenda 48 orëve
  • Plotësohet formular nga doktoresha e laboratorit me të dhënat e echos
  • Materiali i marë ështe gjak nga gruaja shtatzanë në tuba specific
  • Mund të kryhet edhe në shtatzani binjake

TESTI I TË PORSALINDURIT

  • Merren 5 pika gjaku në kartën neonatare të posacme
  • Karta vendoset në pozicion horizontal për 3 orë në 18 – 24 0C
  • Realizohet midis ditës së dytë dhe të tretë të lindjes
  • Shmanget ekspozimi në temperaturë të lartë dhe rrezet e diellit

TEST ATËSIE (ADN PËR ATËSI)

  • Duhet mjet identifikimi për të gjithë personat që do kryejnë analizën
  • Nuk pranohet gjak i sjellë nga jashtë
  • Personat duhet të jenë të gjithë të pranishëm
  • Analiza kryhet vetëm nëpërmjet gjakut
  • Për fëmijët duhet të paraqitet certifikata familjare dhe personale
  • Përgjigjet duhen tërhequr nga personi i autorizur me faturë dhe mjet identifikimi

HEKURI (SIDEREMIA)

  • Pacienti duhet të jetë i pangrënë dhe hemolipsia të kryhet në mëngjes
  • Pacientët që marin mjekim duhet të shkojnë për hemolipsi para orarit të caktuar të marrjes së dozes

FERRITINA

  • Influencojnë në rezultate kontraceptivët oralë, terapia antisteroide dhe hekuri
  • Ferritina nuk vlerëson depot e hekurit tek alkolistët

RENINA DIREKTE

  • Për 24 orë para hemolipsisë pacienti duhet të ndërpresë marrjen e medikamenteve: diuretikë, antihipertensivë, estrogjene, steroide si dhe konsumin e kafeinës
  • I rëndësishëm për ekzaminimin është pozicioni në të cilin ndodhet pacienti gjatë momentit të hemolipsisë
  • Pozicioni në këmbë: konsiderohet pozicioni kur pacienti shkon deri në laborator për të kryer hemolipsinë
  • Pozicioni shtrirë: konsiderohet pozicioni kur pacienti ka 2 (dy) orë i shtrirë para momentit të hemolipsisë

ADRENALINA (EPINEFRINA) NË GJAK

  • Pacienti duhet të shmangë stresin, ushtrimet fizike, kafenë dhe duhanin
  • Marja e gjakut bëhet në një ambient të qetë.

ADH/ANTIDIURETIC HORMONE

  • 2 ml plazëm (EDTA ose heparinë) meret mbas 12 orësh të konsumit ushqimor
  • Duhet 6 orë pa konsumuar ujë ose çdo lloj tjetër lëngu.
  • Shmangen tubat e qelqit

VITAMINA D (25 OH VITAMIN D)

  • Vitamina D duhet esëll

VITAMINA B2

  • Nevojitet 2 ml plasëm
  • Tubi mbështillet me letër alumin
  • Shmanget ekspozimi në dritë
  • Duhet esëll 12 – 14 orë

MEDIKAMENTET

  • Pacienti në momentin e marjes së gjakut duhet të jetë esëll
  • Nuk duhet të ketë marë dozën e medikamentit

AMFETAMINAT NË URINË

  • Meret urina e parë e mëngjesit
  • Ruhet për 24 orë në 2 – 8 0 C

TESTI I DROGËRAVE ABUZUESE

  • Nevojiten 5 ml urinë nga urina e parë e mëngjesit.

Si ju duken shërbimet tona?

Karta SanVita, Certifikatat dhe Nominimet

Intermedica Qëndrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Hipotekës)
Tel.: 042 200 600
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 17:00

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 17:00

Intermedica 2

Tiranë
Rr. “Kongresi i Manastirit”  (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë 07:30 – 16:00

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrik)
Tel.: 04 22 57 688
Orari: 08:00 – 20:00
E shtunë: Pushim

Intermedica 6 Sarandë

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 85 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 08:00 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 7

Tiranë
Rruga Fran Bardhi (Pranë Qendrës Kristal)

Tel.: 042 200 600
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00