Evolucioni i diagnostikës në funksion të jetëgjatësisë

Sistemi më i ri i përdorur në Intermedica për detektimin e H. Pylori

Testim i saktë, jo invaziv dhe i shpejtë për diagnostikimin e Helicobacter Pylori (shkaku kryesor i ulçerave të stomakut dhe duodenit).

Testi i Frymëmarrjes përdoret:

  • Për të detektuar raste aktive të infeksioneve pylori.
  • Për të përcaktuar nëse një pacient është infektuar aktivisht me pylori, para edhe pas terapisë. Rezultati pozitiv i testit të frymëmarrjes C14, tregon vetëm se pacienti është infektuar në mënyrë aktive me Helicobacter Pylori.
  • Testi i frymëmarrjes mund të shmangë që pacientë me serologji pozitive të pylorit (por pa shenja të infeksionit aktiv) të trajtohen në mënyrë të panevojshme me antibiotikë. Testi i frymëmarrjes (UBT) C14 rezulton pozitiv vetëm në pacientët me prani aktive të Helicobacter Pylori.
Call Now ButtonTelefono Tani