Stafi

Laboratori mjekësor Intermedica ofron nivelet më të larta të cilësisë dhe saktësisë së ekzaminimeve laboratorike veçanërisht si rezultat i stafit të kualifikuar dhe me eksperiencë pune shumë vjeçare në mjekësinë laboratorike. Çdo njëri nga mjekët është i specializuar dhe kompetent në një sektor të caktuar.

Dr. Vasil Llajo

Titullar i Institucionit

Dr. Vasil Llajo, është Mjek anestezist i diplomuar në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Mjekësisë.
Ka ushtruar për disa vite profesionin e mjekut në Spitalin Nënë Tereza në Shqipëri, ku ka qënë edhe shefi
i Anestezisë në Departamentin e Neurokirurgjisë dhe në Spitalin KAT në Athinë. Prej vitit 1996 është
themeluesi dhe drejtuesi i rrjetiti të Laboratorëve mjekësorë Intermedica dhe disa Kompanive të tjera në
fushën mjekësore në Shqipëri, Greqi dhe Kosovë.

Vizioni i tij është ofrimi i një shërbimi të ekselencës sipas teknikave më bashkëkohore në fushën e
diagnostikimit mjekësor. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, rrejti i Laboratorëve Intermedica është
kthyer në institucionin shëndetësor jo-publik më të suksesshëm në Shqipëri.

Prof. Dr. Anestis Mavridis

Konsulent Shkencor

Profesor Doktor Anesti Mavridis, i diplomuar për mjekësi në Universitetin Aristotelio të Selanikut,

Konsulent Shkencor i rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është Profesor Mikrobiologjie në Fakultetin
Mjekësor të Universitetit të Janinës, gjithashtu Drejtor i Laboratorit Mikrobiologjik Universitar dhe
Kryetari i Komisionit të Infektivit të Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Janinës.
Gjatë karrierës së tij të gjatë Prof. Dr. Mavridis ka marë titullin Specializand i Mikrobiologjisë, ka
përfituar titullin në Klinikë Mikrobiologjike dhe është emëruar Drejtor i Laboratorit Mikrobiologjik të
Spitalit të Përgjithshëm Rajonal “G. Chatzikosta”.

Vizioni i tij është ofrimi i një shërbimi të ekselencës sipas teknikave më bashkëkohore në fushën e
diagnostikimit mjekësor. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, rrejti i Laboratorëve Intermedica është
kthyer në institucionin shëndetësor jo-publik më të suksesshëm në Shqipëri.

Prof. Dr. Spiro Qirko

Prof. Dr. Spiro Qirko, një nga emrat më në zë të kardiologjisë shqiptare ushtron profesionin e Mjekut
Kardiolog pranë Intermedica Center. Është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e
Mjekësisë Tiranë “cum laude”. Ka kryer specializimin në Kardiologji, në Tiranë dhe më pas në
Echokardiografi në Qendrës Spitalore Universitare Beaujon, në Paris, Francë. Ka kryer studime post-
universitare në Doppler Echokardiografi në Bas Krozingen (Gjermani) dhe Kërkime Shkencore në
“Echocardiographic evaluation of the right ventricular filling in arterial hypertension” në Departamentin
e Kardiologjisë në Qendrës Spitalore Universitare Beaujon, në Paris. Ka kryer edhe aktivitete të tjera të
shumta studimore, kërkimore dhe rreth 130 botime të ndryshme.
Ka marrë pjesë në seminare dhe trajnime në mbarë botën dhe aktiviteti studimor dhe professional i Prof.
Dr. Spiro Qirko është një nga më të rëndësishmit në panoramën e mjekësisë shqiptare.
Gjatë eksperiencës së tij shumë vjecare dhe të suksesshme, ndër të tjera ka qënë Kardiolog i Klinikës
Kardiologjike të Tiranës, Anëtar i Shoqatës Francezë të Echokardiografisë, Drejtori i Departamentit të
Kardiologjisë të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, Anëtar i Shoqatës Franceze të Kardiologëve,
Profesor Kardiologjie, Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Doppler Kardiak, Kryetari i Shoqatës
Shqiptare të Kardiologjisë, Kryetar i Komisionit të Botimeve të Fakultetit të Mjekësisë, etj.
Ka marë titullin “Kandidat i Shkencave” me temën “Hypertensive Cardiomyopathy. Echo- clinical study”
dhe titullin “Profesor” në 1998, më 1990 ka marë titullin “Doktor i Shkencave” me temën “Hemodinamic
informations derived from echocardiography”.
Aktiviteti i Prof. Dr. Spiro Qirko është shumë i pasur dhe ka kulminuar me dekorimin nga Presidenti i
Republikës me urdhërin “Mjeshtër i madh” me motivacionin "Personalitete të shquar të mjekësisë
shqiptare, me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimit shëndetësor në vend, veçanërisht, të
kardiologjisë, si dhe në përgatitjen e brezave të mjekëve të rinj”.

As. Prof. Anila Mitre

Imunologe

As. Prof. Anila Mitre, Imunologe dhe drejtuese Teknike pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është
diplomuar në degën Bilogji pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe është
specializuar në Imunologji pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Gjatë karrierës së saj ka ushtruar profesionin e Imunologes dhe ka punuar në Departamentin e Gjenetikës
pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, gjithashtu është pedagoge në lëndën Biologji
Molekulare pranë Fakultetit të Shkencave të Universitetit të Tiranës.
Ka fituar grandën shkencore “Doktor i Shkencave” për punimin me temë “Rëndësia Diagnostike e
Ekzaminimeve Imunologjike në të sëmurët e infektuar me virusin HIV”.

Dr. Shk. Palmira Daja

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Shk. Palmira Daja, ushtron profesionin e saj si Mjeke Klinik-Biokimik pranë Laboratorit Intermedica
dhe gjithashtu është Mjeke e Përgjithshme pranë Spitalit Pediatrik Tiranë prej vitit 1983. Ka përfunduar
studimet në Universitetin e Tiranës, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe gjithashtu ka përfunduar
Doktoraturën për kualifikimin shkencor pasuniversitar duke përfituar titullin “Doktor i Shkencave”.
Ka përfunduar disa kurse për hematologjinë pediatrike, për laboratorët biokimikë-klinik, etj.

Dr. Shk. Anila Beqja

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Anila Beqja është Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, e diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, e specializuar po në këtë
Fakultet në degën Laborator Klinik-Biokimik. Ka përfunduar gjithashtu Doktoraturën pranë Fakultetit të
Mjekësisë me temën “Vlerësimi i biomarkusëve të Inflamacionit në Infeksionet e Rënda Bakteriale”.
Gjatë karrierës së saj ka qënë mjeke e përgjithshme dhe e familjes në DRSKSH Shkodër, Mjeke
Specializante pranë Laboratorit Klinik-Biokimik të QSUT Tiranë dhe trajnuese e mjekëve të familjes në
projektin financuar nga USAID. Vazhdon të ushtrojë profesionin e saj si Mjeke Laboratori në Qendrën
Spitalore Universitare Nënë Tereza, shërbimi i Laboratorit Klinik-Biokimik.

Dr. Keti Panduku

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Keti Panduku, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në teknika
laboratorike dhe hematologji.
Gjatë karrierës së saj të gjatë, ka qënë Drejtuese e Laboratorit Klinik të Spitalit të Tiranës nr. 1, mjeke
laboratori e Poliklinikës Qendrore Tiranë dhe e Spitalit të Beratit. Gjithashtu ka qënë hematologe pranë
Shoqatës Shqiptare të Hemofilisë dhe Drejtuese e Qendrës Kombëtare të Hemofilisë. Ka qënë pedagoge
pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe ka përgatitur publikime të ndryshme dhe artikuj të shumtë mjekësor.

Dr. Shega Abdiu

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Shega Abdiu, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në “Mjek
Laboratori Klinik-Biokimik” pranë QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.

Gjatë karrierës së saj ka qënë Mjeke e Përgjithshme dhe Përgjegjëse e Qendrës Shëndetësore Sllove, në
qytetin e Dibrës, Përgjegjëse Laboratori pranë Spitalit Rajonal Peshkopi si dhe Mjeke Laboratori në
struktura të ndryshme spitalore private.

Dr. Edlira Tashi

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Elira Tashi, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në “Mjek
Laboratori Klinik-Biokimik” pranë QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.
Ushtron gjithashtu profesionin e pedagoges së jashtme për lëndët: Hematologji Laboratorike, Diagnoza
laboratorike në virologji, Diagnoza në mykologji e parazitologji, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore
Teknike, Elbasan. Ushtron profesionin si mjeke laboratori me kohë të pjesshme pranë kompanisë 3P Life
Logistic. Ka punuar si përkthyese e Botimeve mjekësore pranë shtëpisë botuese Dituria dhe ka ushtruar
profesionin si mjeke e përgjithshme pranë Qendrës Shëndetësore nr. 1 Tiranë.
Gjatë karrierës së saj ka punuar në projekte të ndryshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Është pjesë e
trajnimeve në vazhdim në fusha të ndryshme të mjekësisë, si laboratori klinik – biokimik, biosiguria në
laborator, dhe pjesëmarrëse aktive me punime të ndryshme në kongreset e mjekësisë laboratorike të
nivelit rajonal e ndërkombëtar.

Dr. Adilta Bejko

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Adilta Bejko, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në “Klinik-
Biokimik” pranë QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.
Ka ushtruar profesionin e pedagoges së jashtme në lëndën Hemtalogji në Kolegjin “Logos” dhe ka qënë
Mjeke patologe pranë Drejtorisë Shëndetësore Elbasan dhe Mjeke Patologe pranë Qendrës Shëndetësore
nr. 5 Elbasan.
Ka ndjekur Trajnime të ndryshme mbi panelet e fundit të antigenëve dhe kalimi në nivel molekuar i
testeve alergjike si një mjet i rëndësishëm për terapi, patologjitë e ndryshme hematologjike dhe testet
laboratorike që vendosin diagnozen; Testet që mbështeten në bashkëveprimin antigen antitrup dhe matja e
vlerësimi i tyre në varësi të metodës ELISA apo EUROLINE me anën e EUROBLOT ONE dhe është
pjesëmarrëse aktive me punime të ndryshme në kongreset e mjekësisë laboratorike të nivelit rajonal e
ndërkombëtar.

Dr. Markelian Koçi

Mjek Bakteriolog

Dr. Markelian Koçi, Mjek Bakteriolog pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në
Bakteriologji pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tiranë.
Gjatë karrierës së tij ka ushtruar profesionin e Mjekut të Familjes pranë Departamentit të Shërbimit
Parësor në Lushnje dhe specializime në Spitalin e Lushnjes.

Dr. Fatbardha Lame

Mjek Mikrobiolog

Dr. Fatbardha Lame, Mjeke Mikrobiologe pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në
Mikrobiologji Klinike pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Qendrës Spitalore Universitare Tiranë.

Gjatë karrierës së saj ka punuar për 35 vjet në Laboratorin Mikrobiologjik të QSUT-së, ka qënë
përgjegjëse për vlerësimin e infeksioneve nosocomiale në Repartet e Kirurgjisë së Përgjithshme,
Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Infantile. Ka trajnuar dhe udhëhequr mjekë të shumtë të rinj specializantë,
të cilët kanë kryer praktika ose kanë filluar punë pranë Intermedica.
Gjithashtu ka qënë pedagoge në degët Mikrobiologji, Parizotologji dhe Mykologji dhe ka marë pjesë në
procesin e përgatitjes së librave mësimorë të fakultetit.

Dr. Merita Trajani

Mjek Mikrobiolog

Dr. Merita Trajani, Mjeke Mikrobiologe pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në
Mikrobiologji pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë.
Gjatë karrierës së saj ka qënë Mjeke Mikrobiologe në Drejtoritë e Higjenës dhe Epidemiologjisë në
qytetet e Beratit dhe Vlorës, Mjeke në Drejtorinë e Shëndetit Publik Tiranë dhe Mjeke Mikrobiologe në
Laboratorin Mikrobiologjik (D.SH.P. Tiranë). Gjthashtu ka qënë pedagoge e Degës së Mikrobiologjisë në
Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” dhe Lektore në kursin e leksioneve trajnuese për personelin
shëndetësor të D.SH.P. Tiranë.

Dr. Blegina Arapi

Mjek Mikriobiolog

Dr. Blegina Arapi, Mjeke Mikrobiologe pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në
Mikrobiologji – Departamenti i Laboratorëve, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë.
Gjithashtu ka kryer studimet pasuniversitare Master në Parazitologji dhe po vazhdon studimet e
doktoraturës në Parazitologji me temën “Epidemiologjia e sëmundjeve parazitare në Qytetin e Tiranës”.
Karriera e saj vazhdon si Mjeke Mikrobiologe pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Tiranë (Shefe
Laboratori) dhe si Pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Laboratorëve.

Dr. Aurora Knuti

Dr. Aurora Knuit, Mjeke për Trajtimin me antikoagulantë pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është
diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, është
specializuar në Anestezi Reanimacion pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në fushën e
Serologjisë në Qëndrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut dhe në fushën e Biokimisë klinike në
Laboratorin Biokimik Qendror, QSUT, gjithashtu ka mbrojtur dizertacionin për gradën shkencore
“Doktor i shkencave” me temë “Krahasimi nga këndvështrimi i ndryshimeve acido – bazike dhe
elektrolitike i dy mënyrave të mbrojtjes së miokardit gjatë qarkullimit ekstra korporal”.
Gjatë karrierës së saj ka ushtruar profesionin e Mjekes anesteziste – reanimatore në Klinikën e Kardio-
Kirurgjisë, QSUT, Mjeke në sektorin e Serologjisë dhe Biokimisë, QSUT dhe ndër të tjera ka qënë Mjeke
për ekzaminimin dhe trajtimin me antikoagulantë të pacientëve të operuar nga zemra.

Dr. Armela Priftaj

Anatomapatologe

Dr. Armela Priftaj, Mjeke Anatomopatologe pranë Intermedica Center, është diplomuar në Mjekësi të

Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, është specializuar në Patologji.
Gjatë karrierës së saj ka ushtruar profesionin e Mjekes së Përgjithshme, të Mjekes Patologe në QSUT
“Nënë Tereza”, prej vitit 2013 ushtron profesionin e Patologes pranë Spitalit Universitar Obstetrik
Gjinekologjik “Mbretëresha Xheraldinë”.
Është pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Tekniko-Mjekësore të Universitetit të Tiranës.

Dr. Irma Kola

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Irma Kola, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në “Klinik-
Biokimik” pranë QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.
Gjatë karrierës së saj, ndër të tjera ka qënë Përgjegjëse e Kujdesit Shëndetësor I.E.V.P., Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve, Drejtuese Teknike (Mjeke Laboratori), 3P Life Logistik dhe Mjeke Laboratori
Klinik Biokimik IVSHB (Spitali Burgut), Tiranë.

Dr. Margarita Kurti

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Margarita Kurti, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është Diplomuar
në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në
“Klinik-Biokimik” pranë QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.
Ka fituar të drejtën për të ndjekur Studimet e Doktoraturës në Fushën Laboratorike dhe nga viti 2015 ka
fituar gradën shkencore “Doktor”.
Gjatë karrierës së saj ka punuar si mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore “Tafil Skendo”, Kucovë dhe
ka dhënë mësim në Shkollën Profesionale MEDIKOM në lëndët “Organizim Laboratori dhe Onkologji”.

Në vazhdim ka ushtruar profesionin e pedagoges së jashtme të lëndës së Imunologjisë së Përgjithshme, në
Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithme.
Prej shkurtit të vitit 2009 është emëruar mjeke në Shërbimin e Imunologjisë në QSUT “Nënë Tereza”,
Tiranë.

Dr. Adriana Prifti

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Adriana Prifti, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në “Klinik-
Biokimik” pranë QSU “Nënë Tereza”, Tiranë dhe vazhdon studimet për Doktoraturë me temën “Vlera e
Biomarkuesve në Monitorimin Terapeutik në në Sëmurët që Trajtohen me Antipsikotikë dhe
Antidepresivë”.
Gjatë karrierës së saj ka ushtruar profesionin e Mjekes së përgjithshme, pranë D.SH.P. Fier dhe Mjeke
Laboratori Klinik-Biokimik në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3 Tiranë.

Dr. Sokol Brijani

Mjek i Përgjithshëm

Dr. Sokol Birjani, Mjek pranë Laboratorit Intermedica në qytetin e Sarandës, është diplomuar në Mjekësi

të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe është specializuar në
Anestezi.
Gjatë karrierës së tij ka ushtruar profesionion e Mjekut të Përgjithshëm pranë Qendrës Shëndetësore
Lukove, Sarandë dhe Mjek Anestisiolog dhe Reanimator pranë Spitalit “Petro Nako” Sarandë.

Dr. Blerina Saraçi

Diagnozë me imazhe

Dr. Blerina Saraçi, Mjeke Specialiste në Diagnozën me Imazhe pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica,
është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës,
është specializuar në Diagnozë me Imazhe pranë Fakultetit të Mjekësisë, QSUT Tiranë dhe është rezident
në Departamentin Diagnozë me Imazhe, duke u shpallur fituese në konkursin kombëtar.
Gjatë karrierës së saj ka qënë Mjeke e Përgjithshme pranë QSUT, Tiranë, në Shërbimin Anestezi-
Reanimacion, Sekretare e Shoqatës Shqiptare të Ekografisë, Mjeke specialiste, Shërbimi Universitar i
Kirurgjisë dhe Imazherisë pranë Spitalit Rajonal Durrës dhe vazhdon të ushtrojë profesionin e Mjekes
Specialiste në Departamentin e Diagnozës me Imazhe, Kabineti i Radiologjisë, Poli i integruar i Pediatrisë
në QSUT.
Gjithashut është Pedagoge e jashtme në Departamentin e Semiologjisë klinike dhe imazherike, lenda
Radiologji e përgjithshme për ciklin e parë të studimeve, Hyrja në Radiologji, Radiodiagnostika e
thoraksit, Radiodiagnostika e sëmundjeve pediatrike për ciklin e tretë të studimeve, në Fakultetin e
Mjekësisë, QSUT, Tiranë.

Dr. Iva Saveta

Mjeke e Përgjithshme

Dr. Iva Saveta, Mjeke e Përgjithshme në Kabinetin e Kardiologjisë pranë rrjetit të Laboratorëve
Intermedica, është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e
Tiranës dhe praktikante në Departamentin e Imazherisë pranë Urgjencës QSUT.

Dr. Renard Plaku

Asistent në imazheri

Dr. Renard Plaku, Asistent në Imazheri pranë pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është specializant
në Imazheri. Është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e
Tiranës dhe po kryen specializimin në Degën Radiologji.
Ka kryer Praktikë në Departamentin e Imazherisë pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, praktikë në
Rezonancën Manjetike të Departamentit të Imazherisë të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,
praktike pranë Shërbimit të Urgjencës së Departamentit të Imazherisë në QSUT dhe praktike pranë
Departamentit të Imazherisë Pediatrike në QSUT, etj.

Qëndroni në kontakt me ne