MAYO CLINIC

Mayo Clinic është një ndër klinikat më prestigjoze në botë për shërbimet që ajo ofron dhe renditet si një ndër klinikat me kujdesin shëndetësor më të mirë në SHBA. Për vitin 2015-2016 ajo ka marrë cmimin “Honor Roll” si spitali më i mirë në Amerikë, duke u renditur e para në shumicën e specialiteteve mjekësore. Cdo vit më shumë se një milion njerëz vizitojnë rrjetin e Mayo Clinic.

Modeli i kujdesit shëndetesor së Mayo Clinic është përcaktuar nga puna kërkimore e një grupi ekspertësh të fokusuar në ekspertizën e pacientëvë në cdo kohë. Pacientët e Mayo Clinic njohin suksesin e tyre dhe e vlerësojnë eksperiencën në nivele shumë të larta.

BIOIATRIKI

Bioatriki SA (Biomedicine Group of Companies) është lider në Primary Healthcare Services (Shërbimet Primare të kujdesit shëendetësor) në Greqi. Përbëhet nga 26 qendra autonome diagnostikuese dhe 3 klinika të kujdesit shëndëtësor. Zotëron një staf të specializuar prej 2000 vetash, ku 400 prej tyre janë mjekë të specializuar.

Zhvillimet e suksesshme të kompanisë bazohen në kredibilitetin e rezultateve laboratorike. Disa nga çmimet kryesore janë: vend i parë në Programin NSEQE – Sistemi Kombëtar i Jashtëm i Vlerësimit të Cilësisë dhe vend të dytë në Programin e Krahasimit të Jashtëm të Cilësisë dhe Vlerësimit të kryesuar nga BIORAD Laboratories (500 laboratorë).

Bioiatriki SA është i vetmi laborator mjekësor diagnostikues në Greqi dhe një ndër të paktit në Europë, që është i akredituar me ISO 9001 dhe ISO 15189.

In Vitro Labs

In Vitro Labs, që nga tetori 2012, vepron si një kompani mjekësore me bazë në Peristeri dhe ofron shërbime në fushën e mjekësisë në Greqi, Qipro dhe vende të tjera të Ballkanit. In Vitro Labs fokusohet në prodhimin laboratorik të shërbimeve shëndetësore në fushën e kimisë klinike, imunologjisë, mikrobiologjisë, virologjisë, parazitologjisë, biologjisë molekulare dhe hematologjisë si dhe në realizimin e të gjitha proceseve bioteknologjike që promovojnë diagnozën moderne mjekësore në përputhje me rregullat e shkencës mjekësore dhe etikës.

Intergenetics

Kompania “Diagnostic Genetics Centre S.A.” është themeluar në vitin 1986, në Greqi nga gjenetisti mjekësor Konstandinos Pangallos, si qendra e parë private në fushën e diagnostifikimit gjenetik. Qëllimi kryesor i krijimit të saj ishte të ofronte shërbimet gjenetike më të mira në vend, përmes një bashkëpunimi dinamik dhe të ngushtë midis mjekut klinik dhe atij gjenetist.

Kohët e fundit si pasojë e zgjerimit ndërkombëtar kompania ka ndryshuar emrin në “Intergenetics”.

NIPD VERACITY

NIPD Genetics është një kompani bioteknologjike inovative e specializuar në diagnostikën jo-invazive. Kjo kompani, nëpërmjet zhvillimit dhe hulumtimit të vazhdueshëm, është e angazhuar për ti dhënë zgjidhje diagnozës dhe menaxhimit të sëmundjeve gjenetike. Ekipi shkencor me eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e kërkimit mbi gjenomën humane ka projektuar dhe zhvilluar teknologji bio-informatike për të analizuar acidet nukleike qarkulluese. Kjo teknologji mund të aplikohet për një gamë të gjërë të testeve diagnostike për të përmirësuar zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve gjenetike.

NIPD Genetics është akredituar nga CAP (College of American Pathologists) duke u bërë kështu partneri më i besuar i laboratoreve dhe klinikave mjekësore në mbarë botën.

Veracity Test, testi prenatal jo – invasiv i gjeneratës së re, i vlefshëm si për shtatzani unike (1 fetus) ashtu edhe për atë binjake, ka saktësi superiore dhe sensitivitet e specificitet të pakrahasueshëm. NIPD Genetics nëpërmjet Veracity ju mundëson profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe prindërve një test tejet të besueshëm.

SWISS MED – LABORATORY SOLUTIONS

SWISSMED Sh.p.k. është themeluar ne vitin 2007 në Tiranë. Kompania vepron në sektorin e shëndetësisë, kryesisht në fushën e Laboratorëve Klinik-Biokimik në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës. Distributor eksluziv për Shqipërinë dhe Kosovën i Roche dhe Sysmex, Swiss Med operon gjithnjë në drejtim të metodave më të reja për përfshirjen e teknologjive moderne në sistemin shëndetësor të vendit. Kjo kompani ka kapacitete dhe portofol të gjërë që t’i përshtatet çdo laboratori me çfarëdo përmasash dhe ngarkese pune. Kjo është një kompani lider në fushën e diagnostikës dhe që ofron shërbim cilësor për zhvillimin
e teknologjisë të një laboratori. Misioni i saj është krijimi i një marrëdhënie sa më të mirë me klientet dhe ofrimi i shërbimit sa më cilësor për ta.
Suksesi bazohet në qendrueshmërinë e kësaj kompanie dhe cilësitë dalluese janë trajtimi i klienteve me besim dhe me respekt, cilësitë e kësaj kompanie rriten përmes krijimtarisë dhe inovacionit.

Ariosa Diagnostics

Ariosa Diagnostics Inc. është një ndër kompanitë lider në fushën e diagnostifikimit molekular e angazhuar në përmirësimin e kujdesit të pacientit, duke zhvilluar dhe ofruar shërbime të reja, të përballueshme dhe në standartet më të larta bashkëkohore. Analizat që zhvillohen i plotësojnë të gjitha kërkesat e CLIA dhe sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve të saj. Ariosa ka zhvilluar teknologjinë leading-edge nëpërmjet së cilës kryen analizimin e qelizave të ADN-së në gjak.

Ariosa Diagnostics është e vendosur në San Jose, Kaliforni dhe është pjesë e kompanisë Roche prej vitit 2015.

NEO SCREEN, LABORATOR I GJËNËTIKËS KLINIKE

Neoscreen u themelua në vitin 2007 dhe ka në fokus zhvillimin dhe aplikimin e kontrollit gjenetik kryesisht në kontrollin prenatal dhe neonatal, në kancerin e trashëgueshëm, sëmundjet trashëgimore të zemrës, kontrollin e gjenomit, diagnozën e sëmundjeve të rralla dhe autizmit dhe në kontrollin farmakogjenetik.
Një total prej 80.000 të porsalindurish u janë nënshtruar kontrollit neonatal dhe > 7,000 të rritur në vit i nënshtrohen testeve gjenetike (për fibrozë cistike, trombofili, anemi mesdhetare, atrofi muskulare spinale, BRCAs, kardiomiopatinë hypertropike, etj). Neoscreen mbështetet nga një staf i nivelit të lartë dhe pajisje të teknologjisë më të avancuar. Ekzaminimet janë të akredituara nga Sistemi Kombëtar grek i Akreditimit (ESYD) sipas standardeve ndërkombëtare ISO 17025 dhe ISO 15189.

MEDISYN – SHËRBIME DHE APLIKIME MJEKËSORE TË AVANCUARA

Medisyn është një pioniere në fushën e shërbimeve laboratorike si gjithashtu e vetmja kompani që funskionon si një Korporatë e Bashkëpunimit mjekësor në Greqi. E themeluar në vitin 1995 nga një grup mikrobiologësh dhe biopatologësh, qëllimi i saj është të vendosi metodat inovatore lidhur me standardet dhe organizimin në sektorin e kujdesit shëndetësor parësor, për të mbështetur mjekët e laboratorëve ne kuadër të qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë në
industrinë e shëndetit. Sot, 19 vjet më pas, Medisyn është një laborator referimi kryesor, jo vetëm në nivel lokal por edhe ndërkombëtar.

Bioscientia Healthcare Group

Instituti Bioscientia për Diagnostikën Mjekësore GmbH, është një kompani ndërkombëtare e themeluar në vitin 1970, me bazë në Ingelheim am Rhein, Frankfurt, Gjermani. Bioscientia prej shumë vitesh është një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve laboratorike të Evropës, me më shumë se 20 laboratore mjekësore në të gjithë Gjermaninë. Instituti ofron një gamë të plotë të ekzaminimeve laboratorike mjekësore me më shumë se 2.000 ekzaminime të ndryshme të mjekësisë laboratorike, mikrobiologjisë dhe gjenetikës.

Bioscientia ka ndërtuar reputacionin e saj rreth një filozofie të përsosmërisë mjekësore dhe cilësisë më të lartë.

European Laboratory of Nutrients (ELN)

European Laboratory of Nutrients (ELN) është i specializuar në testimin e gjendjes së lëndëve ushqyese (nutrients) veçanërisht tek njerëzit. Laboratori ELN ofron shërbimet e tij në gjithë botën kryesisht tek spitalet dhe institucionet që kanë interes për mjekësinë e lëndëve ushqyese (nutritional). Në vitin 1995 Vitamin Diagnostics iu bashkua grupit të ELN për të ofruar një shërbim sa më të mirë në SHBA dhe Europë.

MICRO-ANALYSIS, ATHENS MEDICAL MANAGEMENT

Micro-analysis është një nga laboratorët më modernë dhe me pajisjet më të avancuara të Greqisë, dhe ka një përvojë të gjatë në fushën e ekzaminimeve laboratorike. Synimi i kësaj strukture është ofrimi i shërbimeve të cilësisë më të lartë në kohën më të shkurtër dhe besueshmëria e pacientëve. Laboratorët e referencës dhe të kontrollit të cilësisë, janë të pajisura me analizatorë automatikë të kompanive më në zë në këtë fushë dhe funksionimi i tyre kontrollohet nëpërmjet sistemit të informatizuar SLIS të Infomed. Në të njëjtën kohë, laboratori kryen ekzaminime të specializuara analitike që mbulojnë të gjithë gamën e diagnostikimit mjekësor laboratorik.

INFERMIERE EXPRESS 24 ORË

Infermiere Express 24h, është një shërbim infermieror 24 orë, i cili ofron shërbim cilësor, staf të kualifikuar dhe çmime konkurruese. Infermiere Express 24h ka infermierë të të gjitha specialiteteve me eksperiencë mbi 10 vjeçare, të aftë për t’ju shërbyer pacientëve me profesionalizëm, korrektësi dhe shpejtësi. Në Infermiere Express marrin direkt mostrat në shtëpine tuaj dhe bëjnë analizat në laboratorin tonë pa kosto shtesë. Një nga elementët që favorizojnë mirëqënien e pacientit, është sigurisht mundësia e marrjes së shërbimit në banesën e tij, duke i dhënë asistencë në familje. Ky është motivi i shërbimit “Infermiere Express 24 h”, me qëllim që të përmbushin kërkesën sociale të pacientëve që kanë nevojë për një shërbim të tillë, me standardet më të larta.

Intermedica Qëndrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Hipotekës)
Tel: 042 200 600
email: info@intermedica.al
E Hënë -E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
email: info@intermedica.al
E Hënë – E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 2

Tiranë
Rr. “Kongresi i Manastirit”  (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrik)
Tel: 04 22 57 688
E Hënë – E Premte: 08:00 – 20:00
E Shtunë: Mbyllur
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 6 Sarandë

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 852 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 08:00 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 7

Tiranë
Rruga Fran Bardhi (Pranë Qendrës Kristal)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 8

Tiranë
Rruga Dr. Shefqet Ndroqi (Pranë Sanatoriumit)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 08:00 – 17:00
E Shtunë: 08:00 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Telefono Tani