Paneli i Alergjisë me Allergy Explorer

Zgjidhja e duhur për të njohur më mirë alergjitë

Teknika e diagnostikmit të alergjive në nivel molekular është pjesë e mjekësisë së personalizuar, falë së cilës identifikohet ndaj cilit përbërës alergen është i sensibilizuar pacienti dhe, në varësi të karakteristikave individuale të secilit, përcaktohet terapia më e përshtatshme e mjekimit. 

Krahas paneleve që deri më tani kemi përzgjedhur për t’u përshtatur me karakteristikat e zonës Mesdhetare ku bëjmë pjesë, paneli i ri Alex, përfaqëson plotësimin e të gjitha nevojave që pacientet mund të kenë, duke mbuluar deri në 99% të kërkesave të alergologut për vendosje diagnoze.

Ky panel ofron analizimin e 295 alergenëve, prej të cilëve 180 në nivel molekular. Falë mënyrës së përpunimit të mostrës kemi avantazhin e madh të reduktimit të riskut për reaksione të kryqëzuara deri në 95% të zhvillimit të tyre. Ne jemi pranë pacientëve me një gamë të gjërë të paneleve të alergjisë për t’i ofruar alternativën më të mirë dhe më të përshtatshme.

 

Call Now ButtonTelefono Tani