Evolucioni i diagnostikës në funksion të jetëgjatësisë

Testi Prenatal Jo Invaziv i Gjeneratës së re

Një test i thjeshtë gjaku mund ti japë mjekëve një informacion të gjerë rreth riskut që ka nëna për të lindur një fëmijë me probleme.                                                                                                

Mësoni rreth testit që po e bën skrinimin gjenetik gjithmonë e më të besueshëm. E dinit që copëza të ADN-së së bebit qarkullojnë në gjakun e nënës?

 

Testi prenatal jo invaziv (NIPT) përfaqëson një skrinim të thjeshtë të gjakut që analizon pikërisht këtë ADN (të quajtur ADN e lirë qelizore) për të përcaktuar riskun për një numër çrregullimesh gjenetike, përfshirë edhe sindromin Doën. VERACITY TEST është një test prenatal (realizohet para lindjes) që analizon AND-në e lirë qelizore të bebit të marë nga gjaku i nënës, duke përcaktuar kështu riskun që ka nëna për të lindur një fëmijë me çrregullime gjenetike. Rezultati i këtij testi ndihmon nënën dhe mjekun për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

NIPT-i kryhet nëpërmjet një marrje të thjeshtë dhe të shpejtë të gjakut me një shiringë të zakonshme, pa cënuar në asnjë formë nënën dhe bebin. Gjaku më pas dërgohet në laborator ku ekzaminohet ADN-ja e bebit nga gjaku i nënës për të përcaktuar anomalitë, nëse ka.

Ky test gjithashtu përcakton me saktësi edhe gjininë e bebit që në javën e 10-të të shtatëzanisë dhe mund të kryhet edhe në shtatzani binjake.

Intermedica e ofron këtë test në 4 panele të veçanta:

Varianti A: Veracity (Trisomia 21;18;13)                        

Varianti B: Veracity (Trisomia 21;18;13 + Fetal Sex)

Varianti C: Veracity (Trisomia 21;18;13+Fetal Sex+Aneuploidite XY)              

Varianti D: Veracity (Trisomia 21;18;13 + Fetal Sex + Aneuploidite XY + Mikrodelecionet)                

Rekomandimet më të fundit të ACOG (Kolegji Amerikan i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë) janë që mjekët duhet të marin parasysh të gjitha mundësitë e skrinimit tek të gjitha gratë shtatzëna, pavarësisht moshës ose riskut. Vendimi është personal dhe kjo fazë konsulence është tepër e rëndësishme. 

Në krahasim me testet e tjera, Veracity është testi më i saktë për të përcaktuar riskun që ka nëna për të lindur një fëmijë me çrregullime kromozomike. Duke qënë se ky test realiozhet që në javën e 10–të të shtatzanisë, nuk ka risk për abort pasi nuk është test invaziv dhe ka saktësi mbi 99%, pra padyshim Veracity mbetet testi ideal prenatal.                   

Call Now ButtonTelefono Tani