NEW BORN SCREENING

New Born Screening është një test i thjeshtë që detekton çrregullime gjenetike të cilat mund të shkaktojnë një pengesë në rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijës dhe gjithashtu vonesa mendore dhe/ose sëmundje kërcënuese që mund të cojnë deri ne vdekje.

Zbulimi i hershëm, diagnoza dhe ndërhyrja mund të parandalojnë paaftësitë dhe t’u mundësojnë fëmijëve një zhvillim të plotë.

Me një test të vetëm ju mund të kontrolloni fëmijën tuaj për 58 sëmundje të ndryshme. Ekziston mundësia e trajtimit për pjesën më të madhe të sëmundjeve që depistohen. Trajtimi mund të përfshijë dieta të posaçme apo medikamente. Foshnjat që marrin trajtim të hershëm dhe të vazhdueshëm mund të rriten e të gëzojnë jetë të gjatë e produktive. Vetëm për disa prej sëmundjeve të detektuara nuk ka trajtim efektiv.

Depistimi metabolik i të porsalindurit duhet të kryhet brenda 48-72 orëve nga lindja dhe preferohet 24 orë pas ushqyerjes me proteina, por ka disa rrethana të caktuara në të cilat ky ekzaminim shtyhet për disa ditë, në këto raste do të informoheni nga mjeku.

Misioni ynë është ti mundësojmë çdo të porsalinduri një skrinim të suksesshëm, efektiv dhe gjithëpërfshirës.

Call Now ButtonTelefono Tani