Mikrobiologji

VITEK® 2 COMPACT

 

Ky është një instrument kompakt dhe i automatizuar i cili ka gjithçka i nevojitet një laboratori të kujdesit shëndetësor për identifikimin e shpejtë dhe të saktë të mikrobeve (ID) dhe testimin e ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve (AST).

Sfidat e sotme globale të kujdesit shëndetësor si Organizmat Rezistentë ndaj Medikamenteve (MDRO) kërkojnë që laboratorët e mikrobiologjisë të jenë fleksibël dhe ti përgjigjen nevojës për të siguruar informacionin e duhur në kohën më të përshtatshme.

Efikasiteti i instrumentit VITEK® 2 COMPACT dhe Softëare VITEK® 2 PC, instaluar pranë Laboratorit tonë, na lejon të rrisim efikasitetin e laboratorit dhe na mbështet në përmirësimin e suksesit terapeutik dhe rezultateve të pacientëve, përmes identifikimit të besueshëm të mikrobeve dhe testimit të ndjeshmërisë së antibiotikut.

Ky Instrumenti gjithashtu na ndihmon të rrisim efikasitetin dhe shpejtësine, duke qënë se rezultatet mund të ofrohen më shpejt sesa me teknikat e identifikimit manual mikrobial.

Përfshin një sistem të avancuar ekspertize (AES) që analizon Mekanizmat e rezistencës dhe zbulon fenotipet për shumicën e organizmave të testuar. Rezultatet e shpejta lejojnë mjekët të ndërpresin terapinë e përgjithshme dhe të përshkruajnë terapi të personalizuara, cka rezulton në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe në përmirësimin e kurimit me antibiotik.

Call Now ButtonTelefono Tani