Kardiologji

MORTARA XSCRIBE 5

 

MORTARA sjell në treg inovacionin e fundit, sistemin “XScribe 5”, i cili përmban teknologjinë më inovative dhe të avancuar MORTARA, sistemin unik NEW X-12, për testimin wireless, fleksibël dhe me lehtësi marrje, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e ndryshme të klinikës.

 Kjo pajisje jep mundësinë e matjes automatike të presionit të gjakut dhe shfaqjen e drejtëpërdrejtë të rezultatit pas përfundimit të ekzaminimit. XScribe 5 ofron modele të përshtatura sipas nevojave të përdoruesit ndërsa opsionet e shumta kontribuojnë në sigurimin e efikasitetit më të madh të procesit të testimit dhe raportimit. Në memorien e kësaj pajisjeje mund të arkivohen deri në njëqind rezultate të plota të pacientëve.

 XScribe 5 lejon përdoruesin të printojë duke përdorur një printer lazer me shpejtësi të lartë duke ulur edhe koston për pacientin. Kjo pajisje gjithashtu mundëson dërgimin e shpejtë të rezultateve të testimit dhe krijimin e një database elektronike portative që mund të dërgohet edhe nëpërmjet postës elektronike për një shqyrtim sa më të lehtë dhe të shpejtë.

Stres testi i mundëson mjekut të zbulojë se sa mirë zemra përballon ngarkesën e saj dhe shërben gjithashtu për të dhënë informacion rreth funksionimit të zemrës së pacientit gjatë stresit fizik.

 

HOLTER MORTARA H3+

Holteri është një pajisje mjekësore që mat aktivitetin e zemrës, siç janë frekuenca dhe ritmi. Mjeku e rekomandon holterin kur i duhet një informacion më i detajuar se ai që ofron EKG-ja e thjeshtë rreth aktivitetit të zemrës.  Monitorimi me Holter është një test i vazhdueshëm që regjistron frekuencën dhe ritmin e zemrës për 24 orë, 48 orë ose 7 ditë.

 Mortara H3+ është shumë i lehtë dhe peshon vetëm 28 gr. Ky regjistrues është kaq i vogël sa që pacienti vështirë se do të ndjejë presencën e tij. Holteri ofron tre kanale Kjo pajisje ka aftësinë të regjistrojë vazhdimisht deri në dy ditë. Gjithashtu është e mundur që të dhënat e regjistruara të transferohen në sistemin H-Scribe të Holterit me një kabëll USB.

 Mortara H3+ është e pajisur me një ekran grafik që mundëson shqyrtimin e valëve të EKG-së gjatë përgatitjes së pacientit.