Imunologji

COBAS® 6000

Laboratorët moderne kanë si sfidë kryerjen në standarte të larta të shërbimit laboratorik me më pak burime. Ata përballen me presionin e vazhdueshëm për të ulur kostot operative, ndërsa aspirojnë për të zhvilluar biznesin e tyre në fusha të reja.

 

Roche prezanton Cobas® 6000 si produkt bazë për të përmbushur kërkesat e një laboratory ose për të përballuar rritjen e tyre. Ky produkt diagnostikon edhe monitoron aplikimet e një laboratori profesional. Meqënëse çdo pacient kërkon një kujdes të individualizuar, ashtu edhe secili laborator është unik.

Me modularin Cobas® 6000, Roche ka zhvilluar një platformë të konceptuar për të ofruar zgjidhje të individualizuara në bazë të një arkitekture të përbashkët të hapsirës dhe kërkesave. 

 

COBAS® C 111

Analizatori më i mirë në fushën e analizave bio-kimike për laboratorë të vegjël dhe të mesëm. Optimal për një fluks pune prej 30 raste në ditë. Besueshmëria maksimale në rezultatet e marra dhe  konsum minimal reagentesh. Shumë i lehtë në perdorim falë ekranit të tij me prekje dhe një programi shumë të kuptueshëm pas një trajnimi minimal. Mundësi menaxhimi i të dhënave me anë të ndërfaqes me kompjuter. 27 pozicione për mbi 14 lloje të ndryshme analizash. Mund të analizojë serum, plazmë, urinë dhe gjak komplet.

 

 

EUROIMMUN ANALYZER I-2P

Metoda e automatizuar më efikase ELISA për përpunimi plotësisht të automatizuar i të gjithë EUROIMMUN ELISA: diagnostikim autoimun, serologji infektive dhe alerologji me një sistem të vetëm.

Sistem i hapur me më shumë se 800 parametra të vlefshëm EUROIMMUN për serumin, plazmën dhe likidin cerebrospinal, mbi 50 parametra paralelisht. Koncepti EUROIMMUN ELISA mundëson kombinueshmëri të lartë midis vlerësimeve të ndryshme.

Funksionim i përshtatshëm, i thjeshtë dhe i besueshëm. Ky sistem ofron sigurinë për pacientët: sistemet e validuara të testimit dhe kiti i sigurisë së plotë, sigurojnë bazën për diagnostikim të besueshëm.

 

 

SYSMEX SENTIFIT 270 ANALYZER

SENTiFIT 270, përfaqëson një sistem plotësisht të automatizuar i përshtatur posaçërisht për të përcaktuar në mënyrë sasiore hemoglobinën okulte. Programe të ndryshme të kontrollit të kancerit të zorrëve kanë provuar tashmë se SENTiFIT 270 është një partner i besueshëm në laborator.

 FIT përfaqëson një test imunokimik i cili mat sasi të vogla dhe të padallueshme prej syrit të njeriut të hemoglobinës, realizuar kjo prej antitrupave specifikë kundrejt Hg. Specificiteti i FIT- test e bën atë analitikisht dhe klinikisht superior krahasuar me metodat e tjera të testeve për matjen e gjakut okult.

 Analizatori ka një shpejtësi të punës deri në 270 mostra për orë. Mostra nuk kërkon trajtim apo parapërgatitje, matjet janë të shpejta, të sigurta dhe higjenike, pra nuk ka kontakt të mëtejshëm midis stafit të laboratorit dhe materialit të mostrës.

 

 

Reth Nesh

Themeluar në Qershor të vitit 1996, Intermedica është rrjeti laboratorik më i madh në Shqipëri.

Intermedica zotëron 14 filiale në Tiranë, një në Sarandë dhe një në Kosovë.