IMAZHERIA

Intermedica sjell pranë pacientëve të saj platformën ekografike të gjeneratës së re, tekonologjinë e fundit në fushën e dignostikimit ekografik me elastografi. Pajisjet tona ofrojnë funksione të shumta për çdo specialitet. Imazhi me cilësi dhe sensitivitet shumë të lartë përfitohet menjëherë sapo sonda vendoset në trupin e pacientit, pa patur nevojë për një kohë përshtatjeje. Sistemi i përdorur në Intermedica mundëson ruajtjen e ekzaminimeve dhe imazheve të secilit pacient për një periudhë kohe shumë të gjatë, duke i lejuar mjekut të karahasojë rezultatet e ndryshme dhe të japë një vlerësim sa më të saktë të ecurisë dhe prognozës së sëmundjes.
Ekzaminimi ekografik mundëson përcaktimin e burimit të dhimbjes, enjties, infeksionit apo çdo shqetësimi që pacienti mund të shfaqë. Këto pajisje të gjeneratës së re, kombinuar me profesionalizmin e mjekëve specialistë radiologë, do mbështesin pacientët me një diagnozë të saktë dhe të shpejtë.

Çfarë është Elastografia Ekografike?
Elastografia Ekografike është një teknikë ekografike që përçon valë tingulli në inde për të kontrolluar fortësine e tyre. Ky informacion vlen për të përcaktuar nëse duhet të merrni mjekim specifik, si dhe për të monitoruar efektin e mjekimit që mund të jeni duke marrë. Elastografia është një nga aplikacionet e ekografisë që bën të mundur të diferencojë nëse një formacion është me përmbajtje dhjamore apo fibrotike dhe që ndihmon shumë në diagnozën diferenciale të patologjive të ndryshme të organeve parenkimatoze. Elastografia shërben vetëm për melçinë,
tiroiden, gjirin dhe prostatën dhe jo për organe të tjera.

EKO ABDOMINALE
Eko Abdominale shërben për të kontrolluar strukturën dhe funksionin e organeve si mëlçia, fshikëza e tëmthit, shpretka, pankreasi dhe veshkat. Mund të ekzaminohen gjithashtu enët kryesore të gjakut si Vena cava inferiore apo Aorta abdominale. Eko abdominale realizohet për të gjetur shkakun e dhimbjes së barkut, të infeksionit të veshkave, për të diagnostikuar dhe monitoruar sëmundjet tumorale dhe kanceroze ose ascitin (grumbullimin e likidit në hapsirën abdominale). Gjithashtu është e dobishme për të njohur shkakun e edemës së ndonjë organi abdominal, për të gjetur ndonjë dëmtim pas aksidenteve, për të parë gurët në fshikëzën e tëmthit apo në veshka ose vërtetuar shkakun e alterimit të analizave të gjakut, siç janë testet e mëlçisë apo të veshkave. Mënyra e përgatitjes për ekzaminim varet nga problem i pacientit. Ideale do të ishte që pacienti të mos hajë apo të pi disa orë para ekzaminimit.

EKO GJIRI
Ekografia e gjirit është një teknikë imazherike e përdorur gjërësisht për depistimin e tumoreve dhe patologjive të tjera të gjirit. Ndryshe nga grafia apo skaneri, ekografia nuk përdor rrezatim dhe konsiderohet e sigurtë për gratë shtatzëna dhe për nënat që po ushqejnë me gji fëmijën.

Mjeku e realizon ekografinë nëse zbulohet ndonjë nodus i dyshimtë në gjirin e pacientes. Ekografia ndihmon mjekun të përcaktojë nëse ky nodus është i mbushur me likid (cist) apo është një tumor solid. Ekografia gjithashtu ndihmon në përcaktimin e lokalizimit dhe madhësisë së nodusit. Përveç përdorimit për përcaktimin e anomalive të gjirit, ekografia mund të realizohet në femrat që duhet të shmangin rrezatimin, si:

• Femrat më të vogla se 25 vjeç;
 Gratë shtatzëna;
 Nënat që ushqejnë me gji fëmijën;
 Femrat me implante silikoni të gjirit.

Për realizimin e ekografisë së gjirit nuk nevojitet ndonjë përgatitje e veçantë. Është e rëndësishme të shmangen pudra, locione ose produkte të tjera kozmetike për gjirin para ekzaminimit. Këto mund të ndikojnë në saktësinë e testit. Mjeku ekzaminues është i specializuar për të interpretuar imazhet e përftuara nga ekografia. Nëse mjeku zbulon ndonjë nodus të dyshimtë atëherë do të nevojiten ekzaminime të mëtejshme. Fillimisht mund të realizohet rezonanca magnetike e gjirit dhe më pas nëse është e nevojshme mund të realizohet biopsia. Për të zbuluar në kohë patologjitë e gjirit dhe për të filluar një trajtim sa më të shpejtë rekomandohet që ekografia e gjirit të realizohet çdo 6 muaj.

EKO E TIROIDES
Ekografia e tiroides zakonisht përdoret për të vlerësuar noduset ose formacione të tjera të gjetura gjatë ekzaminimit fizik dhe jep ndihmë shumë të madhe në vendosjen e diagnozës dhe trajtimin e një patologjie të caktuar. Ekografia e tiroides realizohet për të përcaktuar nëse një enjtje në qafë ka origjinë nga gjendra tiroide apo nga strukturat në afërsi të saj, për të analizuar pamjen e noduseve të tiroides dhe për të përcaktuar nëse janë noduse beninjë apo nëse kanë nevojë për biopsi, për të vërtetuar nëse noduset janë rritur me kalimin e kohës. Meqënëse ekografia jep imazhe në kohë reale, kjo teknikë mund të përdoret edhe si rrugë orientuese për marjen e materialit për biopsi. Radiologu, mjeku i specializuar për interpretimin e ekzaminimeve radiologjike, do të analizojë imazhet dhe do dorëzojë raportin e firmosur te mjeku klinicist që ka kërkuar këtë ekzaminim që në përgjithësi është mjeku endokrinolog.

Në disa raste mjeku radiolog, në fund të ekzaminimit, mund të diskutojë me vetë pacientin rezultatet e ekografisë.

EKO DOPPLER
Në Intermedica realizojmë Eko Doppler të ndryshme si: Eko doppler e Arterieve karotide, Eko doppler arterial, Eko doppler venoz, Eko doppler arterio/venoz dhe Eko doppler për fistula arterio-venoze. Ekzaminimi ekografik me Doppler është një ekzaminim joinvaziv që përdor valët zanore me frekuencë të lartë për të vlerësuar fluksin e gjakut dhe ndihmon në ekzaminimin e shumë konditave mjekësore si:

 Koagulimi i gjakut;
 Fuksionimi i dobët i valvulave të këmbës, të cilat mund të shkaktojnë stazë të gjakut që njihet me emrin insufiçenca venoze;

• Defekte të valvulave të zemrës si dhe sëmundje kongenitale të zemrës;
 Bllokimi i arterieve (okluzion arterial);
Ulje të qarkullimit të gjakut në anësi (sëmundja arteriale përiferike);
Zgjerimi i arterieve (aneurizmat);
Ngushtimi i arterieve, siç janë ato të qafës (stenoza e arterieve karotide);

Ky ekzaminim mund të realizohet si një alternativë e proçedurave më invazive siç është angiografia, e cila ka të bëjë me injektimin e kontrastit në enët e gjakut dhe më pas ekzaminimi me rreze X.

Një përdorim tepër specific i Dopplerit është te pacientët që duhet t’i nënshtrohen
dializës për të përcaktuar anësinë më të përshtatshme për të realizuar fistulën. Për çdo arterie dhe venë përcaktohet me saktësi kalibri, shpejtësia si dhe struktura e pareteve të enëve të gjakut. Duke u bazuar në rezultatet e këtij ekzaminimi përcaktohet edhe se cila anësi e pacientit do të shfrytëzohet për të realizuar fistulën arterio – venoze, proçedurë mjaft e rëndësishme kjo për pacientët që do t’i nënshtrohen dializës

EKO E INDEVE TË BUTA

Përdoret për të ndihmuar në diagnostikimin e torsioneve (përdredhjeve), tërheqjeve apo këputjeve muskulare e tendinoze, si dhe të problemeve të tjera të indeve të buta, siç janë tiroida dhe testikujt. Ekografia është e sigurt, jo-invazive dhe nuk përdor rrezatim jonizues.

Pamjet ekografike përdoren zakonisht për të diagnostikuar:
 Këputje të tendineve, tendinitin e manshetës rotatore (muskulit rrotullues) të shpatullës;
 Tendinit të Akilit në kyçin e këmbës dhe tendineve të tjera në të gjithë trupin;
 Këputje të muskujve, masa apo koleksione fluide;
 Torsion (perdredhje) apo këputje të ligamenteve;
 Inflamacion ose likid (efuzione) brenda bursave dhe kyçeve;
 Ndryshimet e para të Artritit Rheumatoid;
 Bllokimet nervore si “Sindromi i Tunelit Karpal”;
 Tumoret beninje dhe malinje të indeve të buta;
 Cistet Ganglionare;
 Herniet;
 Trupat e huaj në indet e buta (si ashkëlat apo qelqet);
 Anomalitë e muskujve të qafës tek foshnjat me tortikolis (ndrydhje të qafës);
 Masat e indeve të buta (noduj/gunga) tek fëmijët.

EKO TRANSFONTANELARE

Ekzaminimi ekografik i kokës (transfontanelar) është një ekzaminim rutinë për foshnjet e lindura para kohe. Proçedura realizohet për të diagnostikuar dhe trajtuar kondita mjekësore të lidhura me lindjet premature ose për të siguruar që lindja në fjalë të mos ketë shkaktuar komplikacione.

Në fëmijë pak më të rritur, ky ekzaminim përdoret për të vlerësuar rritjen e presionit intrakranial nga lezionet hapësirëzënëse, hidrocefalia, hemoragjia intrakraniale, etj. Kjo metodë përdoret për të lokalizuar tumoret dhe formacione të tjera intracerebrale.

EKO E ARTIKULACIONIT KOKSOFEMORAL

Ekografia e artikulacionit koksofemoral realizohet për të marë imazhe për muskujt, tendinet, ligamentet, kockat dhe indet e buta rreth artikulacionit.
Në të porsalindurit kjo teknikë përdoret për diagnostikimin e patologjisë së njohur ortopedike, Displazia Zhvëllimore Kongenitale (DZHK), e cila po nuk u diagnostikua dhe kurua në fëmijërinë e hershme, do të manifestohet në vështirësinë e tyre në ecje gjatë gjithë jetës. Kjo patologji është plotësisht e korrigjueshme nëse diagnostikohet në kohë.

EKO TESTIKULARE
Ekografia testikulare është një test diagnostik që ka të bëjë me marrjen e imazheve nga testikujt dhe indet përreth.
Testikujt janë organet riprodhuese mashkullore që prodhojnë spermatozoidet dhe hormonin seksual mashkullor, testosteronin. Ekografia është një proçedurë e sigurtë, e padhimbshme dhe joinvazive, që përdor valë zanore me frekuencë shumë të lartë për të përftuar imazhet.

Mjeku mund të rekomandojë ekografinë testikulare:
 Për të verifikuar nëse një nodus në skrotum apo testikul është solid, që indikon një tumor, ose të mbushur me fluid që indikon për një kist;
 Për të përcaktuar pasojat e një traume skrotale;
 Për të vlerësuar një torsion të mundshëm testicular;
 Për të përcaktuar shkakun e dhimbjes ose të edemës testikulare;
 Për të përcaktuar varikocelën e cila është variçe e venave varikoze spermatike;
 Për të përcaktuar shkakun e infertilitetit;
 Për të përcaktuar pozicionin e një testi të pa zbritur;
Mjeku mund të rekomandojë ekzaminime të mëtejshme nëse ekografia rezulton me probleme.

Ekografia nuk përdor rrezatim dhe nuk është e dëmshme për pacientin. Me anë të opsionit Doppler, mjeku mund të vlerësojë vaskularizimin e testeve që është një tregues mjaft i rëndësishëm për diagnozën e patologjive testikulare.

EKO TRANSREKTALE

Ekografia Transrektale është një proçedurë e cila përdor valë zanore për të krijuar imazhe të prostatës dhe të indit rrethues të saj. Ekzaminimi kërkon futjen e një sonde specifike në rektumin e pacientit. Sonda dërgon dhe merr valë zanore nëpërmjet murit të rektumit në drejtim të prostatës e cila lokalizohet përpara rektumit. Ekzaminimi i prostatës nëpërmjet ekografisë transrektale është një proçedurë që zgjat zakonisht 15 deri në 30 minuta. Paraprakisht, pacienti nuk duhet të marë aspirinë apo antikoagulantë, 7-10 ditë para realizimit të ekzaminimit. Një orë para ekzaminimit pacienti duhet të marë një klizmë
për të pastruar kolonin dhe duhet të zbrazë vezikën urinare sa më shumë të mundet.

Kjo procedure mundëson edhe marrjen e materialit për biopsi nga prostata nëse është e nevojshme.

Ekografia transrektale realizohet për disa arsye:
 Përcaktimin nëse prostata është e zmadhuar, e cila njihet edhe si Hiperplasia Beninje e
 Prostatës;
 Nëse niveli i PSA del i lartë;
 Ndihmon në diagnostikimin e shkakut të infertilitetit;
 Për përcaktimin e anomalive që gjenden gjatë ekzaminimit rektal.

EKO TRANSVAGINALE

Ekografia transvaginale, gjithashtu e quajtur ekografia endovaginale, është një ekzaminim ekografik i pelvisit i përdorur nga mjekët për të ekzaminuar organet riprodhuese femërore. Kjo përfshin mitrën, tubat fallopian, vezoret, qafën e mitrës dhe vaginën. Ndryshe nga ekografia abdominale ku sonda e ekografisë vendoset nga jashtë, në ekzaminimin transvaginal sonda është e përshtatshme që të vendoset në kanalin vaginal.

Ekografia transvaginale rakomadohet:
 Në rastet e ekzaminimeve abdominale anormale;
 Në rastet e hemoragjive vaginale të pashpjegueshme;
 Në rastet e dhimbjeve pelvike;
 Në rastet e shtatzanive ektopike (të cilat shfaqen në rastet kur fetusi implantohet jashtë uterusit, zakonisht në tubat fallopian);
 Në rastet e cisteve apo të patologjive uterine;
 Për të verifikuar nëse spiralet intrauterine janë pozicionuar siç duhet.

Gjithashtu mjeku mund të rekomandojë ekografinë transvaginale gjatë shtatzanisë për të:
 Monitoruar rrahjet e zemrës së fetusit;
 Për të kontrolluar qafën e mitrës për ndonjë ndryshim që mund të lidhet me ndonjë komplikacion si aborti apo lindja parakohe;
 Për të ekzaminuar placentën për ndonjë anomali;
 Identifikuar burimin e ndonjë hemoragjie;
 Diagnostikuar një abort të mundshëm;

 Konfirmuar një shtatzani të hershme.