Evolucioni i diagnostikës në funksion të jetëgjatësisë

“Life needs care”. Jeta kërkon kujdes, dhe këtë e gjeni në Intermedica. Kjo është motoja mbi të cilën Intermedica u krijua rreth 25 vjet më parë dhe do vazhdojë të veprojë, duke siguruar gjithnjë qëndrueshmërinë e shërbimeve dhe cilësisë si edhe inovacionin në fushën e shëndetësisë.
Laboratori Intermedica u themelua në qershor të vitit 1996, falë dëshirës së fortë të Dr. Vasil Llajo për të sjellë një risi në panoramën mjekësore private. Intermedica është laboratori i parë privat si pionier i këtij aktiviteti dhe ka si objektiv kryesor ofrimin e praktikave më të avancuara ndërkombëtare në shërbim të pacientëve në Shqipëri.
Ndërsa sot, në bashkëpunim me specialistë të botës perëndimore, realizon jo vetëm diagnostikimet laboratorike të rutinës, por një sërë ekzaminimesh që përfshijnë biologjinë molekulare dhe gjenetikën dhe që janë të aftë të zbulojnë e parandalojnë shumë sëmundje.

 

Teknologjia më e avancuar.

Laboratori përdor teknologjinë dhe metodat më të fundit. Në Intermedica janë instaluar pajisje dhe analizatorë të kompanive Roche, Sysmex dhe Euroimmun, disa nga kompanitë më të njohura në fushën e ekzaminimeve laboratorike. Intermedica ka qenë e para qendër diagnostike që ka instaluar në Shqipëri Modular Cobas 6000, Cobas TaqMan 48 PCR, Cobas E411, Integra 400, Stago Compact, Sebia Capillary Electrophoresis, Cobas U411 dhe Sysmex XS-1000i dhe XN-550, VITEK 2 Compact dhe Sysmex UN – Urineanalysis series (UF 4000 / UC 3500) dhe EUROBlotOne. Këto pajisje monitorohen online 24 orë në 7 ditë të javës. Ndjekja e të gjitha proceseve laboratorike kryhet me sistemin barcode LIS-PSM, i instaluar për herë të parë në Shqipëri vetëm në laboratorin Intermedica. Ky sistem i cakton çdo pacienti një bar kod unik, të pandryshueshëm gjatë gjithë proceseve ekzaminuese.

Intermedica bashkëpunon me më shumë se 300 laboratorë në të gjithë Shqipërinë dhe ka gjithashtu një bashkëpunim ndërkombëtar me Struktura të rëndësishme mjekësore në Shtetet e Bashkuara (Mayo Clinic), në Greqi (Bioiatriki, In-Vitro Labs, Intergenetics, Medicyn, Microanalysis, Neo Screen, etj.), në Qipro (NIPD Genetics), në Holandë (European Laboratory of Nutrients), në Gjermani (Bioscientia Helathcare Group), etj. Procesi i dërgesës së mostrave jashtë vendit i nënshtrohet kontrolleve të rrepta të cilësisë, për të siguruar që ato të arrijnë në laboratorët përkatës në kushte optimale, duke mundësuar kështu precizion të lartë të rezultateve.

Zbatimi i procedurave të cilësisë e kontrollit të brendshëm, dhe pjesëmarrja në programin e jashtë0m ndërkombëtar të kontrollit të cilësisë, mundësoi certifikimin e laboratorit në Menaxhim me EN ISO 9001-2015 dhe certifikimin në Akreditim me EN ISO 15189-2012 nga Hellenic Accreditation System (E.S.Y.D.). Laboratori Intermedica është i pari në llojin e tij që ka arritur kushtet për akreditim. Në 2018, laboratori është zgjeruar më tej për të bërë diagnozën sa më gjithëpërfshirëse dhe tani ofron edhe diagnostikimin me ultratinguj përmes një platforme të gjeneratës së re, teknologjisë më të fundit në fushën e ekografisë me elastografi. Pajisja e instaluar në laborator përfshin shumë funksione për secilin specialitet. Sistemi i përdorur në Intermedica mundëson ruajtjen e ekzaminimeve dhe imazheve të secilit pacient për një kohë shumë të gjatë. Nga Nëntori 2019,
Intermedica implementon gjithashtu sistemin DXA për të ofruar testimin e densitetit kockor dhe analizën e përbërjes së trupit, me mundësinë për të përfituar nga një gamë të gjerë të aplikacioneve klinike.
Këto mundësi janë të prekshme pranë Intermedica, rrjeti i të cilës shtrihet me 13 filiale në Tiranë, një në Sarandë dhe një në Kosovë, me mbi 120 profesionistë të specializuar, të trajnuar dhe formuar sipas standarteve më të fundit mjekësore.

Teksa shfleton përvojën tonë, të regjistruar në mijëra analiza të thjeshta e të ndërlikuara klinike, je i qartë se në Intermedica do të marrësh shërbimin më të përshtatshëm në ekzaminimin laboratorik njerëzor. Me një gamë prej rreth 3,000 testesh, Intermedica siguron gjerësinë dhe thellësinë e nevojshme për të siguruar informacione parashikuese mbi rrezikun dhe për tëmonitoruar regjimet terapeutike specifike për secilin pacient.
Laboratori është në një proces modernizimi të vazhdueshëm dhe ndjek nga afër zhvillimet ndërkombëtare në diagnostikën klinike.
Teste dhe teknika të reja analitike përfshihen vazhdimisht në praktikën laboratorike për të siguruar të njëjtin nivel të laboratorëve të huaj të referencës. Mjekët janë të specializuar në një sektor specifik dhe me përvojën e tyre shumëvjeçare, ata gjithashtu kanë kryer trajnime dhe mbikëqyrje të stafit të ri. Stafi pritës dhe infermieria, të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin, aplikojnë etikën e komunikimit duke vendosur pacientin në qendër të vëmendjes.

Call Now ButtonTelefono Tani