VITEK® 2 COMPACT BIOMERIEUX

Ky është një instrument kompakt dhe i automatizuar

i cili ka gjithçka i nevojitet një laboratori të kujdesit shëndetësor për identifikimin e shpejtë dhe të saktë të mikrobeve (ID) dhe testimin e ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve (AST).

Sfidat e sotme globale të kujdesit shëndetësor si Organizmat Rezistentë ndaj Medikamenteve (MDRO) kërkojnë që laboratorët e mikrobiologjisë të jenë fleksibël dhe ti përgjigjen nevojës për të të përshtatshme. siguruar informacionin e duhur në kohën më

Efikasiteti i instrumentit VITEK® 2 COMPACT dhe Softëare VITEK® 2 PC, instaluar pranë laboratorit tonë, na lejon të rrisim efikasitetin e laboratorit dhe na mbështet në përmirësimin e suksesit terapeutik dhe rezultateve të pacientëve, përmes identifikimit të besueshëm të mikrobeve dhe testimit të ndjeshmërisë së antibiotikut.

Ky instrument gjithashtu ndihmon në rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë, duke qënë se rezultatet mund të ofrohen më shpejt sesa me teknikat e identifikimit manual mikrobial.

Instrumenti përfshin një sistem të avancuar ekspertize (AES) që analizon mekanizmat e rezistencës dhe zbulon fenotipet për shumicën e organizmave të testuar. Rezultatet e shpejta lejojnë mjekët të ndërpresin terapinë e përgjithshme dhe të përshkruajnë terapi të personalizuara, çka rezulton në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe në përmirësimin e kurimit me antibiotik.