DENSITOMETRIA KOCKORE

Densitometria është testi i vetëm që mund të diagnostikojë osteoporozën përpara se të shkaktohet fraktura kockore. Ky test ndihmon për të vlerësuar densitetin e kockave dhe riskun që kanë kockat për t’u frakturuar.
Ky test realizohet me anën e një paisje që mat dendësinë e kockave të ndryshme të trupit dhe në Intermedica implementojmë sistemin më të ri “Prodigy” nga Kompania General Electrics Healthcare.
Mjeku mund të mbështetet tek Prodigy për të marrë të dhëna të sakta për indet e buta dhe përbërjen kockore dhe për të bërë rakomandimet e nevojshme për të mbrojtur sistemin kockor.

Kush duhet t’a kryejë Densitometrinë?

Rakomandohet që të kryhet çdo vit nga:
 Femrat mbi moshën 55 vjeç;
 Meshkujt mbi 60 vjeç;
 Pacientët që kanë bërë frakturë pas moshës 50 vjeç;
 Femrat në menopauzë që kanë edhe faktorë risku;
 Meshkujt e moshës 50 – 69 vjeç me faktorë risku;
 Pacientët që kanë frakturë në grafinë e kolonës spinale.

Sa shpesh duhet realizuar testi i densitetit kockor?

Pacientët që marrin mjekime për osteoporozën duhet të përsërisin testin çdo një – dy vjet. Pas fillimit të një mjekimi të ri ndaj osteoporozës shumë mjekë rekomandojnë përsëritjen e testit çdo vit.

 

Intermedica ju ofron kryerjen e ekzaminimit si më poshtë:

DEXA Kolonë + Koksofemoral: kohëzgjatja e ekzaminimit është 1.6 minuta (koha më e shkurtër nga të gjitha aparaturat e tjera).
DEXA e plotë e trupit (Total Body): kohëzgjatja e ekzaminimit është 6.2 minuta (koha më e shkurtër nga të gjitha aparaturat e tjera).

Rezultati merret menjëhere pas përfundimit të ekzaminimit.

Ky test ndihmon pacientin dhe mjekun për të:
• Diagnostikuar osteoporozën para se të ndodhë fraktura;
• Vlerësuar riskun për frakturë kockore në të ardhmen;
• Vlerësuar ecurinë e densitetit kockor;
• Vlerësuar efektin e medikamenteve për osteoporozën.

Prodigy është një sistem me performancë të lartë, eficient dhe i besueshëm, me aftësi për të ofruar testimin e densitetit kockor dhe analizimin e kompozimit të trupit si dhe për të realizuar një gamë të gjërë aplikacionesh klinike. Mundësia për të vënë në zbatim këtë gamë të gjërë aplikacionesh e bën këtë paisje unike për diagnostikimin sa më të saktë të patologjive që kanë të bëjnë me metabolizmin kockor.

Për info dhe rezervime telefononi në numrin 042 200 600.

Call Now ButtonTelefono Tani