Intermedica merr pjesë në organizimin e aktivitetit shkencor me temë “Impakti i një sistemi mbështetës për diagnozat klinike në Alergologji” promovuar nga Shërbimi i Alergologjise dhe Imunologjisë Klinike, Fakulteti Mjekësor i Tiranës, në bashkëpunim me Qëndrën Spitalore Universitare Charité, Berlin, dhe me Shoqatën Shqiptare të Alergjisë Astmës dhe Imunologjisë Klinike.

Në këtë aktivitet u paraqitën rezultatet e një studimi shkencor evropian multicentrik dyvjecar, mbi vleren e disa metodave inovative në përcaktimin e alergenit polenik, të realizuar nga qendra universitare në shtatë vende të Evropës Mesdhetare si Spanja, Portugalia, Franca, Italia, Shqipëria, Greqia dhe Turqia.

Ky sistem që ndihmon në vendimarrjen klinke, do të rrisë saktësinë e diagnozës etiologjike të molekules përgjegjëse të alergjisë, pra do të mundësojë një mjekim më të personalizuar, me precizion shumë të lartë.