Laborator Intermedica, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë Klinike, organizoi në Tiranë Konferencën Shkencore me temë “Alergjia Molekulare – Era e re e Alergologjisë” në të cilën u prezantuan metodat e fundit laboratorike në diagnozën e alergjisë, përdorimi i tyre në praktikën klinike dhe zbatimi në alergologjinë shqiptare.

Intermedica, është laboratori i parë që sjell në Shqipëri diagnostikimin e sëmundjeve alergjike me anë të biologjisë molekulare dhe është gjithashtu ndër të parët në rajon, duke hedhur kështu hapin e parë drejtë erës së re të “mjekësisë së personalizuar”. Aplikimi i kësaj teknike, tregon potencialin që ka Intermedica në implementimin e risive më të fundit mjekësore.

Tiranë, Hotel Plaza, 3 mars 2018