Themeluar në qershor të vitit 1996, Intermedica është rrjeti laboratorik më i madh në Shqipëri
me tetë filiale në Tiranë, një në Sarandë dhe një në Kosovë:

  • Intermedica Qendrore, në Rrugën “Panorama”, pranë Hipotekës.
  • Intermedica 1, në Rrugën “Reshit Petrela”, përballë ish Stacionit të Trenit.
  • Intermedica 2, në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë Spitalit Pediatrik-QSUT.
  • Intermedica 3, në Rrugën “Lord Bajron˝, pranë Spitalit Ushtarak.
  • Intermedica 4, në Rrugën “Nazmi Rushiti”, pranë Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço
    Gliozheni”.
  • Intermedica 5, në Rrugën “Zonja Curre”, pranë Tregut Elektrik.
  • Intermedica 6 Sarandë, në Rrugën “Onhezmi”, pranë Spitalit.
  • Intermedica 7, në Rrugën “Fran Bardhi”, pranë Qendrës Kristal.
  • Intermedica 8, në Rrugën “Dr Shefqet Ndroqi” , pranë Spitalit “Shefqet Ndroqi”.
  • Prishtinë “Tirana Lab”, në Lagjen “Kalabria” H2 C3, Kompleksi LESNA.

Ky institucion shëndetësor jo-publik operon në fushën e ekzaminimeve laboratorike dhe që prej
fillimeve të tij realizon një spektër të gjerë analizash duke filluar nga kimia klinike, hormonale,
imunologjike, bakteriologjike e deri tek biologjia molekulare, gjenetike.
Intermedica ka mbi 100 punonjës dhe bashkëpunon me më shumë se 300 laboratorë në të gjithë
Shqipërinë. Marrjen dhe transportin e materialeve humane e biologjike nga laboratorët
bashkëpunëtorë në të gjithë Shqipërinë, e kryen duke respektuar gjithnjë kushtet e transportit të
analizave.
Gjithashtu Intermedica ka një bashkëpunim ndërkombëtar me qendrat laboratorike të
akredituara:
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

  • MAYO CLINIC
  • ARIOSA DIAGNOSTICS

Në Greqi:

  • BIOIATRIKI (Biomedicine Group of Companies)
  • IN-VITRO LABS
  • INTERGENETICS
  • MEDICYN
  • MICROANALYSIS
  • NEO SCREEN
  • UNIVERSITETIN E MJEKËSISË NË ATHINË.

Në Qipro

  •  NIPD GENETICS

Në Hollandë

  • ELN (European Laboratory of Nutrients)

Në Gjermani

  •  BIOSCIENTIA HEALTHCARE GROUP

Transporti i mostrave humane, biologjike në klinikat dhe laboratorët jashtë vendit realizohet me
kompaninë postare ndërkombetare DHL – Albania. Procesi i dërgimit të mostrave jashtë vendit i
nënshtrohet kontrolleve të rrepta të cilësisë për t’u siguruar se mostrat do të mbërrijnë në
laboratorët përkatës në kushte optimale, duke mundësuar në këtë mënyrë saktësi të lartë të
rezultateve. Gjithashtu gjatë procesit të dërgimit të dhënat personale të pacientit ruhen konform
legjislacionit në fuqi.
Pranë këtij insitucioni ushtrojnë aktivitetin mjekë të specializuar me tituj shkencor, infermierë,
teknikë laboratori, IT, etj., të gjithë të diplomuar dhe trajnuar bazuar në standartet bashkëkohore.
Laboratori punon me teknologjinë dhe metodat më të fundit. Në Intermedica janë instaluar
aparatura dhe analizatorë prodhime të kompanive Roche dhe Sysmex, më të njohurat në fushën e
ekzaminimeve laboratorike.
Intermedica ka qënë i pari që instaloi në Shqipëri autoanalizatorët Cobas 6000 Modular, Cobas
TaqMan 48 PCR, Cobas E411, Integra 400, Stago Compact, Sebia Capillary Electrophoresis,
Cobas U411 dhe Sysmex XS-1000i. Aparaturat e përmendura më sipër monitorohen online 24
orë, 7 ditë në javë. Ndjekja e të gjithë proceseve laboratorike realizohet me ndihmën e sistemit
LIS-PSM-BARCODE. Ky system i cakton çdo pacienti një barkod unik, të pandryshueshëm
gjatë gjithë proceseve. Përveç shmangies së gabimeve gjatë procesit të matjes, ky sistem realizon
dhe ruajtjen e të dhënave të pacientit për një kohë të gjatë. Duke i dhënë kështu secilit pacient
mundësinë e disponimit të një kartele private me historikun e të gjithë ekzaminimeve të kryera.
Zbatimi i procedurave të kontrollit të brendshëm cilësor dhe pjesëmarrja në programin
ndërkombëtar të kontrollit të jashtëm cilësor, bëri të mundur çertifikimin në Menaxhim me ISO:
9001-2015 dhe çertifikimin në Akreditim me ISO:15189 nga Sistemi i Akreditimit E.S.Y.D.
Gjithashtu Laboratori Intermedica është i pari në llojin e vet i cili i është nënshtruar kushteve të
akreditimit nga Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve
Shëndetësore në Shqipëri.
Intermedica ka futur në praktikën e përditshme ekzaminime si NIPT (Testi Prenatal Jo-invaziv),
New Born Screening (Testimi i të porsalindurit) si dhe analizimin e ADN-së.
Tashmë, mbi 20 vjet pas themelimit, Intermedica është kthyer në një pikë referimi për pacientët
falë ofrimit të niveleve më të larta të cilësisë dhe saktësisë së ekzaminimeve laboratorike.
Në vitin 2018, laboratori zgjerohet edhe më tej për të orfuar një diagnostikim sa më gjithë
përfshirës dhe tashmë ofron edhe shërbimin e ekografik nëpërmjet platformës së gjeneratës së re,
tekonologjisë së fundit Hitachi në fushën e dignostikimit ekografik me elastografi. Pajisja
Hitachi Arietta instaluar në laborator vjen me funksione të shumta për çdo specialitet.
Sistemi i përdorur në Intermedica mundëson ruajtjen e ekzaminimeve dhe imazheve të secilit
pacient për një periudhë kohe shumë të gjatë, duke i lejuar mjekut të karahasojë rezultatet e
ndryshme dhe të japë një vlerësim sa më të saktë të ecurisë dhe prognozës së sëmundjes.

Life needs care. Jeta kërkon kujdes dhe këtë e gjeni në Intermedica. Ne e dimë se çfarë pacientët
kërkojnë, ndaj jemi në shërbim të tyre. Kjo është motoja mbi të cilën Intermedica u krijua më
shumë se 20 vjet më pare dhe do vazhdojë të veprojë duke siguruar gjithnjë qendrueshmërinë e
shërbimeve dhe cilësisë si edhe inovacionin në fushën e shëndetësisë.

Intermedica Qëndrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Hipotekës)
Tel: 042 200 600
email: info@intermedica.al
E Hënë -E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
email: info@intermedica.al
E Hënë – E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 2

Tiranë
Rr. “Kongresi i Manastirit”  (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrik)
Tel: 04 22 57 688
E Hënë – E Premte: 08:00 – 20:00
E Shtunë: Mbyllur
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 6 Sarandë

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 852 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 08:00 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 7

Tiranë
Rruga Fran Bardhi (Pranë Qendrës Kristal)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 8

Tiranë
Rruga Dr. Shefqet Ndroqi (Pranë Sanatoriumit)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 08:00 – 17:00
E Shtunë: 08:00 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Telefono Tani