NIPD VERACITY

NIPD Genetics është kompani bioteknologjike inovative e specializuar ne diagnostikën jo – invasive. Kjo kompani, nëpërmjët zhvillimit dhe hulumtimit të vazhdueshëm, është e angazhuar për ti dhënë zgjidhje diagnozës dhe menaxhimit të sëmundjeve gjenetike. Ekipi shkencor me eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e kërkimit mbi gjenomën humane ka projektuar dhe zhvilluar teknologji bioinformatike për të analizuar acidet nukleike qarkulluese. Kjo teknologji mund të aplikohet për një gamë të gjërë të testeve diagnostike për të përmirësuar zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve gjenetike.

NIPD Genetics është akredituar nga CAP ( College of American Pathologists ) duke u bërë kështu partneri më i besuar i laboratoreve dhe klinikave mjekësore në mbarë botën.

Veracity Test, testi prenatal jo – invasiv I gjeneratës së re, I vlefshëm si për shtatzani unike (1 fetus) ashtu edhe për atë binjake, ka saktësi superiore dhe sensitivitet e specificitet të pakrahasueshëm. NIPD Genetics nëpërmjet Veracity ju mundëson profesionistëve të kujdesit shëndetësorë dhe prindërve një test që mund ti besojnë.

MAYO CLINIC

Mayo Clinic është një ndër klinikat më prestigjoze në botë për shërbimet që ajo ofron dhe renditet si një ndër klinikat me kujdesin shëndetësor më të mirë në SHBA. Për vitin 2015-2016 ajo ka marrë cmimin “Honor Roll” si spitali më i mirë në Amerikë, duke u renditur e para në shumicën e specialiteteve mjekësore. Cdo vit më shumë se një million njerëz vizitojnë rrjetin e Mayo Clinic.

Modeli i kujdesit shëndetesor së Mayo Clinic është përcaktuar nga puna kërkimore e një grupi ekspertësh të fokusuar  në ekspertizën që u është zhvilluar pacientëvë në cdo kohë. Pacientët e Mayo Clinic e njohin suksesin e tyre dhe e vlerësojnë eksperiencën në nivele shumë të larta.

BIOIATRIKI

Bioatriki SA (Biomedicine Group of Companies) është lider në Primary Healthcare Services në Greqi, i cili përbëhet nga 26 qendra autonome diagnostikuese dhe 3 klinika të kujdesit shëndëtësor. Zotëron një staf të specializuar prej 2000 vetash, ku 400 prej tyre janë mjekë të specializuar.

Zhvillimet e suksesshme të kompanisë bazohen në kredibilitetin e rezultateve laboratorike. Disa nga cmimet kryesore janë: vend i parë në Programin NSEQE -Sistemi Kombëtar i Jashtëm i Vlerësimit  të Cilësisë  dhe vend të dytë në Programin e Krahasimit të Jashtëm të Cilësisë dhe Vlerësimit të kryesuar nga BIORAD Laboratories (500 laboratorë).

Bioiatriki SA është i vetmi laborator mjekësore diagnostikues në Greqi dhe një ndër të paktit në Europë, që është i akredituar me ISO 9001 dhe ISO 15189.

Intergenetics

Kompania “Diagnostic Genetics Centre S.A.” është themeluar në vitin 1986 nga gjenetisti mjekësor Konstandinos Pangallos në Greqi, si qendra e parë private në fushën e diagnostifikimit gjenetik. Qëllimi kryesor i krijimit të saj ishte të ofronte shërbimet gjenetike më të mira në vend, përmes një bashkëpunimi dinamik dhe të ngushtë midis mjekut klinik dhe atij gjenetist.
Kohët e fundit si pasojë e zgjerimit ndërkombëtar dhe ndryshimeve të ndryshme, komapnia ka ndryshuar emrin në “Intergenetics”.

European Laboratory of Nutrients (ELN)

European Laboratory of Nutrients (ELN) është i specializuar për testimin e gjendjes së lëndëve ushqyese (nutrients) vecanërisht tek njerëzit. Laboratori ELN ofron shërbimet e tij në gjithë botën kryesisht tek spitalet dhe institucionet që kanë interes për mjekësinë e lëndëve ushsyese(nutritional). Në vitin 1995 Vitamin Diagnostics iu bashkua grupit të ELN për të ofruar një shërbim sa më të mirë në SHBA dhe Europë.

Ariosa Diagnostics

Ariosa Diagnostics, Inc është një ndër kompanitë lider në fushën e diagnostifikimit molekular e cila është e angazhuar në përmirësimin e kujdesit të pacientit, duke zhvilluar dhe ofruar shërbime të reja, të përballueshme dhe në standartet më të larta bashkëkohore. Analizat që zhvillohen i plotësojnë të gjitha kërkesat e CLIA dhe sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve të saj. Ariosa ka zhvilluar teknologjinë leading-edge ku nëpërmjet saj kryen analizimin e qelizave të ADN-së në gjak.
Ariosa Diagnostics është e vendosur në San Jose, Kaliforni dhe është pjesë e kompanisë Roche-s që prej vitit 2015.

Intermedica Qendrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Institutit Harry Fultz)
Tel.: 04 200 600
Orari: 08:00 – 20:00
E shtunë: 08:00 – 17:00

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
Orari: 08:00 – 20:00
E shtunë: 08:00 – 17:00

Intermedica 2

Tiranë
Rr. Ali Baushi (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
Orari: 07:30 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
Orari: 07:30 – 20:00,
E shtunë 08:00 – 16:00

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
Orari: 07:30 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrike)
Tel.: 04 22 57 688
Orari: 08:00 – 20:00
E shtunë: Pushim

Intermedica Sarande

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 85 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 07:30 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00