Laborator Intermedica mundëson testimin e nivelit të drogërave në organizmin e njeriut nëpërmjet paneleve të ndryshme për detektimin e këtyre substancave. Ky test realizohet në urinë dhe përgjigja mund të tërhiqet brenda ditës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, cilëson si drogë çdo substancë që duke u futur në një organizëm të gjallë modifikon një ose më shumë funksione të tij. Ndërsa me drogë abuzive kuptojmë çdo substancë, e marrë në cilëndo formë, që turbullon humorin, nivelin e perceptimit dhe funksionin cerebral. Sipas këtij përkufizimi merren parasysh drogërat e ligjshme, si duhani apo alkooli, si dhe ato të paligjshme, si kanabis, kokaina, heroina, drogërat sintetike, etj.

Droga është një substancë që sjell ndryshime fizike dhe psikologjike. Kjo mund të jetë e ngurtë (krak), e lëngshme (alkooli) ose e gaztë (inhalatore). Të gjitha drogërat janë të dëmshme dhe kanë efekte tek përdoruesit, pavarësisht llojit të përdorur. Përdorimi i drogës ndikon tek shëndeti, jeta personale dhe profesionale, në familje dhe në rrethin shoqëror.

Klasat më të zakonshme të drogërave abuzive që përdoren rëndom janë:

Kokaina

Është një stimulant tepër i fuqishëm, i përdorur zakonisht për qëllime rekreative. Zakonisht merret nëpërmjet inhalimit me mukozën e hundës, nëpërmjet tymosjes, ose si solucion i injektuar në venë. Efektet mentale mund të përfshijnë humbje të kontaktit me realitetin, një ndjenjë e madhe lumturie dhe gëzimi si dhe axhitim. Simptomat fizike mund të përfshijnë rrahje të shpeshta të zemrës, djersitje dhe zmadhim të bebes së syrit. Doza të larta mund të rezultojnë në presion tepër të lartë gjaku si dhe rritje të temperaturës trupore. Efektet fillojnë brenda disa sekondave ose minutave nga përdorimi dhe zgjasin nga 5 deri në 90 minuta. Kokaina ka përdorime të pakëta mjekësore, si ulja e hemoragjisë gjatë kirurgjisë së hundës. Kokaina krijon varësi për shkak të efekteve në tru. Pas një periudhe tepër të shkurtër përdorimi, ekziston një mundësi mjaft e madhe për tu shfaqur varësia. Përdorimi i saj rrit riskun për infarkt të trurit, infarkt të zemrës, probleme të mushkërive, infeksione të gjakut dhe vdekje e menjëhershme. Kokaina e shitur në rrugë zakonisht është e përzier me anestetikë lokal, miell misri, quininë, ose sheqer që mund të rezultojnë në toksicitet të shtuar. Pas dozave të përsëritura ulet aftësia për të ndjerë kënaqësi dhe personi ndihet shumë i lodhur fizikisht.

Kokaina vepron duke frenuar rikapjen e serotoninës, norepinefrinës dhe dopaminës, gjë që rezulton në rritjen e këtyre 3 neurotransmetuesve në tru.

Kanabis

Kanabis gjithashtu e njohur si marijuana, është një drogë psikoaktive nga bima Cannabis, e kultivuar për arsye mjekësore ose rekreative. Substanca psikoaktive e kanabisit është tetrahydrocannabinoli (THC), një nga 483 përbërësit e bimës.  Kanabis zakonisht përdoret për efektet mentale dhe fizike, si ndryshime të përgjithshme në perceptim, eufori dhe rritje të oreksit. Efektet shfaqen brenda pak minutave nga përdorimi dhe pas 30 – 60 minutash kur meret me ushqim. Efekti zgjat 2 deri në 6 orë. Efektet anësore afatshkurtra përfshijnë ulje të kujtesës, tharje të gojës, dobësi muskulare, skuqje të syve dhe ndjenjën e paranojës ose të ankthit. Efektet anësore afatgjatë përfshijnë varësinë, ulje të aftësisë mendore, probleme të sjelljes te fëmijët, mamatë e të cilëve kanë përdorur kanabis gjatë shtatzanisë. Studime të ndryshme shkencore kanë gjetur një lidhje të fuqishme ndërmjet përdorimit të kanabisit dhe riskut për të zhvilluar psikozë.

Kanabis zakonisht përdoret si drogë mjekësore ose rekreative megjithëse mund të përdoret edhe për qëllime fetare apo spiritual. Përdorimet më të hershme të kësaj droge janë regjistruar që në mijëvjecarin e 3-të para Lindjes së Krishtit. Që në shkullin e 20-të, kanabis është bërë subjekt i restriksioneve legale. Mbajtja, përdorimi dhe shitja e kanabisit është e ndaluar me ligj në shumë vende të botës.

Amfetamina

Amfetamina është një stimulant i fuqishëm i Sistemit Nervor Qendror, që është përdorur në trajtimin e sindromit ADHD (Sindromi i Deficitit të Vëmendjes dhe Hiperaktivitetit), narkolepsisë dhe obezitetit. Në doza terapeutike, amfetamina shkakton efekte emocionale dhe konjitive si eufori, ndryshime në dëshirën për marrdhënie seksuale, dobësi dhe rritje e kontrollit konjitiv.  Doza më të mëdha të amfetaminës mund të përkeqësojnë funksionet konjitive dhe të induktojnë dobësi muskulare. Varësia është një risk serioz i përdorimit të dozave të larta, por është e pamundur të arrihet me doza terapeutike. Doza tepër të larta të amfetaminës mund të rezultojnë në psikoza (p.sh. shgënjimi dhe paranoja) të cilat rrallë shfaqen në doza terapeutike.

Benzodiazepinat

Benzodiazepinat janë një klasë e drogërave psikoaktive. Medikamenti i parë i kësaj klase chlordiazepoxide (Librium) u zbulua aksidentalisht nga Leo Sternbach në vitin 1955 dhe u tregtua ne vitin 1960 nga Hoffmann – La Roche, i cili që në vitin 1963, ka tregëtuar gjithashtu benzodiazepinen Diazepam (Valium). Në vitin 1977 benzodiazepinat ishin medikamentet më të përshkruara në të gjithë botën. Benzodiazepinat përforcojnë efektin e neurotransmetuesit GABA (gamma-aminobutyric acid) në receptorët GABAA duke rezultuar në efekte sedative, hipnotike (induktim i gjumit ), anksiolitike (anti ankth), antikonvulsante dhe relaksues të muskulaturës. Doza të larta të benzodiazepinave mund të shkaktojnë amnezi anterograde (humbje kujtese për ngjarjet e fundit ndërkohë që kujtesa për ngjarje të hershme mbetet e paprekur) dhe disoçacion (shkëputje në aspektet e konshiencës, identitetit, memories, veprimeve fizike dhe / ose ambientale). Përdorimi për një kohë të gjatë i këtyre medikamenteve nuk rekomandohet për shkak të efekteve psikologjike dhe fizike, uljes së efektivitetit dhe varësisë fizike.

Përdorimi vetëm i benzodiazepinave rrallë shkakton komplikacione të rënda në overdozë. Ndërsa kombinimi i këtyre drogërave me alkool, opiate ose antidepresant triciklik, rrit në mënyrë të padiskutueshme toksicitetin. Simptomat e overdozës janë: përgjumje, e folur e ngadaltë, nistagmus (problem me levizjen e syve që shkakton ulje të fushës së pamjes), hipotension, ataxia (humbje e kordinimit muskular), komë, frenim të frymëmarrjes dhe arrest kardiorespirator. Antidoti i mbidozimit me benzodiazepinë ekziston dhe është Flumazenil (Anexate).

Morfina

Morfina është medikamenti i dhimbjes dhe bën pjesë në grupin e opiateve që gjenden natyralisht në një numër bimësh ose kafshësh. Vepron në mënyrë të drejtëpërdrejtë në sistemin nervor qëndror për të ulur ndjesinë e dhimbjes. Përdoret si për dhimbjet akute ashtu edhe për dhimbjet kronike. Zakonisht përdoret në dhimbjet nga infarkti i zemrës dhe gjatë lindjes. Efekti maksimal i morfinës arrihet pas 20 minutash, kur meret me rrugë venoze dhe pas 60 minutash, kur meret nga goja dhe zgjat 3 deri në 7 orë.

Efektet anësore serioze përfshijnë ulje të aktivitetit të frymëmarrjes dhe ulje të presionit të gjakut.  Morfina ka potencial tepër të lartë për varësi dhe abuzim. Efektet anësore të zakonshme përfshijnë përgjumje, të vjella dhe konstipacion. Duhet treguar kujdes në përdorimin gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji pasi morfina do të ndikojë te foshnja.

Morfina fillimisht është izoluar në vitet 1803 – 1805 nga Friedrich Sertüner. Ai, praktikisht, u bë i pari që izoloi një princip aktiv nga një bimë. Merck filloi ta tregtojë në vitin 1827.   Sertüner e emërtoi këtë substancë morphium sipas perëndisë greke të ëndërrave Morpheus, pasi shkakton gjumë.

Doza të mëdha të morfinës mund të shkaktojnë asfiksi dhe vdekje nga ndalimi i frymëmarrjes, nëse pacienti nuk mer kujdes mjekësor të menjëhershëm. Trajtimi i overdozës me morfinë bëhet me naloxone. Doza minimale vdekjeprurëse e morfinës është 120 mg., por në rast hipersensitiviteti, 60 mg. mund të sjellë vdekje të menjëhershme.

Intermedica Qëndrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Hipotekës)
Tel.: 042 200 600
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 17:00

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 17:00

Intermedica 2

Tiranë
Rr. “Kongresi i Manastirit”  (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë 07:30 – 16:00

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrik)
Tel.: 04 22 57 688
Orari: 08:00 – 20:00
E shtunë: Pushim

Intermedica 6 Sarandë

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 85 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 08:00 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 7

Tiranë
Rruga Fran Bardhi (Pranë Qendrës Kristal)

Tel.: 042 200 600
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00