Intoleranca ushqimore. Çfarë është dhe cilët janë testet më efikasë.

 

Para së gjithash është e nevojshme të kuptojmë se çfarë është intoleranca ushqimore dhe mos ta ngatërrojmë atë me alergjinë ushqimore. Në fakt, intoleranca dhe alergjitë nuk janë e njëjta gjë. Intoleranca ushqimore ose hipersensibiliteti ushqimor është një reaksion i dëmshëm ndaj një ushqimi ose shtojce ushqimore, që mund të shkaktohet nga defektet enzimatike (psh. intolerancë ndaj laktozës apo histaminës), elementet farmakologjikë të ushqimeve (glutamatet, sulfitet, aminat vazoaktive apo shtojca të tjera), toksinat (aflatoksina), etj.

Le të përpiqemi të kuptojmë më mirë diferencat midis alergjisë ushqimore dhe intolerancës ushqimore.

Në alergjinë klasike reagimi ndaj alergenit është i menjëhershëm (çlirim i shpejtë i histaminës dhe simptoma të menjëhershme). Sistemi ynë imunitar reagon shumë shpejt, sapo marrim ushqimin ndaj të cilit jemi alergjik. Jemi në prani të një reaksioni alergjik kur sistemi ynë imunitar prodhon antikorpe kundër një substance të padëmshme, të pranishme në ushqim (ose në mjedis), sikur të ishte patogjene.

Ndryshe është rasti i intolerancës ushqimore. Një intolerancë uhqimore nuk sjell domosdoshmërisht një reagim të menjëhershëm, si në rastin e alergjisë dhe shfaqja e simptomave varion nga disa orë në disa ditë pas marrjes së ushqimit. Intoleranca ushqimore duket të jetë e lidhur me pamundësinë e trupit tonë për të tretur dhe asimiluar disa përbërës të ushqimit ose me disa inflamacione të trupit të shkaktuara nga ushqimi.

Shpesh herë intoleranca ushqimore mund të shkaktojë simptoma në nivel të stomakut ose zorrëve. Simptomat më të shpeshta janë: vështirësi në tretje, diarre, konstipacion, meteorizëm, nauzë, kolon i irrituar, astmë, migrenë, dermatit, dhimbje të artikulacioneve, mungesë përqëndrimi dhe çrregullime të peshës (shtim ose humbje të saj).

Komplekset imune antigen – antitrup që nuk arrijnë të eleminohen nga gjaku, depozitohen në inde, duke zhvilluar procese inflamatore. Pacientët me një sistem imun të dobësuar ose me rritje të përshkueshmërisë së zorrës (leaky gut syndrome), janë më të ndjeshëm ndaj këtyre proceseve inflamatore.

Sindroma e mësipërme, mund të shkaktohet nga dieta të lidhura me hiperaciditetin e florës intestinale, mjekime të ndryshme, infeksione, konservuesit e ushqimeve, alkooli, nikotina ose stresi.

Komplekset imune depozitohen në mënyrë preferenciale në inde të dëmtuar për shkak të sëmundjeve, infeksioneve ose toksinave, duke sjellë një rritje të inflamacionit dhe simptomave kronike.

Cili është testimi për Intolerancën ushqimore?

Intermedica ju mundëson kryerjen e testimit të intolerancës ushqimore me një panel që përfshin testimin e 108 ushqimeve ndaj të cilëve mund të shfaqni shqetësime.

Përcaktimi i intolerancës kundrejt 108 ushqimeve dhe shtojcave ushqimore, mund të kryhet nëpërmjet një testi të vetëm me një marrje të thjeshtë gjaku. Ushqimet ndahen në kategori si drithëra që përmbajnë gluten, drithëra pa gluten dhe grupe ushqimesh si mish, qumësht dhe vezë, fruta, barëra dhe erëza, arra dhe farëra, perime, bishtajore, sallatra, kërpudha, peshk dhe produkte deti dhe ushqime të tjera të tilla si maja, mjaltë, kafe dhe çaji i zi.

Metoda Semikuantitative e përdorur (EUROIMMUN – Euro Line Scan) për Testin e Intolerancës Ushqimore është një procedurë e besueshme, e standardizuar në të gjitha aspektet e saj dhe e njohur shkencërisht.

Testimi për intolerancën ndaj ushqimit është i dobishëm për të diagnostikuar reagimin jonormal që organizmi juaj manifeston ndaj disa ushqimeve të caktuara.

Intermedica Qëndrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Hipotekës)
Tel.: 042 200 600
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 17:00

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 17:00

Intermedica 2

Tiranë
Rr. “Kongresi i Manastirit”  (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë 07:30 – 16:00

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrik)
Tel.: 04 22 57 688
Orari: 07:30 – 20:00
E shtunë: Pushim

Intermedica 6 Sarandë

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 85 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 07:30 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 7

Tiranë
Rruga Fran Bardhi (Pranë Qendrës Kristal)

Tel.: 042 200 600
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00