Çfarë është prova ushtrimore?

Prova ushtrimore e thënë edhe stres test, i mundëson mjekut tuaj të zbulojë se sa mirë zemra përballon ngarkesën e saj dhe shërben gjithashtu për të dhënë informacion rreth funksionimit të zemrës së pacientit gjatë stresit fizik.  Disa probleme të zemrës janë më të lehta për tu diagnostikuar kur zemra e pacientit sforcohet dhe rreh më shpejt. Ky test mund të tregojë nëse ka mungesë të furnizimit me gjak përmes arterieve që shkojnë në zemër.

Pacienti mund të ketë artrit ose ndonjë problem tjetër mjekësor që e bën të pamundur realizimin e provës ushtrimore. Në këto raste mjeku i jep pacientit një medikament që shkakton një rrahje më të fortë të zemrës së pacientit. Ky quhet stres test farmakologjik.

Mjekët e rekomandojnë provën ushtrimore për të ndihmuar në diagnozën e Sëmundjes së Arterieve Koronare (SAK). Ata gjithashtu me anë të këtij testi përcaktojnë gradën e SAK.

SAK është një sëmundje në të cilën një substancë e yndyrshme, e quajtur pllakë, vendoset në arteriet koronare. Këto arterie furnizojnë zemrën me gjak të pasur me oksigjen. Pllaka ngushton këto arterie dhe redukton fluksin e gjakut në muskulaturën e zemrës. Nga ana tjetër pllakat aterosklerotike rrisin mundësinë që të formohen koagula gjaku në arteriet koronare. Kjo lidhet me dhimbjen e kraharorit e cila quhet angina ose në formën më të rende me infarktin e miokardit.

Pacienti mund të mos ketë asnjë shenjë ose simptomë të SAK-ut kur zemra ëahtë në qetësi. Por kur zemra duhet të punojë fort gjatë aktivitetit fizik, nevojitet më shumë gjak dhe oksigjen për të furnizuar muskulaturën e zemrës.

Prova ushtrimore mund të detektojë problemet e mëposhtme, të cilat sugjerojnë që zemra e pacientit nuk po furnizohet mjaftueshëm me gjak gjatë aktivitetit fizik:

  • Ndryshime anormale të frekuencës së zemrës ose të presionit të gjakut.
  • Simptoma si vështirësia në frymëmarrje ose dhimbja e kraharorit, veçanërisht nëse ndodhin në sforco të lehtë.
  • Ndryshime anormale në ritmin e zemrës ose aktivitetin elektrik të saj.

Gjatë provës ushtrimore, nëse pacienti nuk mund të rezistojë për aq kohë sa konsiderohet normale për moshën e tij, kjo mund të tregojë që një sasi e pamjaftueshme gjaku po furnizon zemrën e pacientit. Gjithsesi ekzistojnë edhe faktorë të tjerë përveç SAK-ut të cilët e detyrojnë pacientin të mos e realizojë deri në fund testin (p.sh. sëmundjet e mushkërive, anemia etj.).

Mjekët gjithashtu rekomandojnë provën ushtrimore për të vlerësuar probleme te tjera si sëmundja valvulare ose insufiçenca kardiake dhe për të përcaktuar llojin dhe nivelin e aktivitetit fizik më të përshtatshëm për pacientin.

Kujt i nevojitet Prova Ushtrimore?

Pacientit mund ti nevojitet prova ushtrimore nëse ka dhimbje kraharori, veshtirësi në frymëmarrje, ose simptoma të tjera të pamjaftueshmërisë së furnizimit me gjak të zemrës.

Pacientit gjithashtu mund ti nevojitet prova ushtrimore nëse gjatë aktivitetit ndjen dobësi, ka rrahje të shpejta të zemrës ose ndjen rrahje jashtë radhe të zemrës. Nëse pacienti nuk ka dhimbje gjoksi por vetëm marrje fryme gjatë aktivitetit fizik, mjeku gjithashtu mund të rekomandojë të kryhet prova ushtrimore. Testi mund të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me një problem nga zemra apo nga mushkëria që shkakton vështirësi në frymëmarrje.

Mjeku mund të përdorë provën ushtrimore për skrinimin e sëmundjeve koronare në pacientët diabetikë.

Çfarë duhet bërë para Provës Ushtrimore?

Prova ushtrimore realizohet në zyrën e mjekut, në një qendër mjekësore ose në spital. Pacienti duhet të veshë këpucë dhe veshje të rehatshme. Mjeku do të udhëzojë pacientin për të mos ngrënë dhe pirë asgjë para provës ushtrimore (përveç ujit).

Gjithashtu për pacientët diabetikë mjeku do ti udhëzojë për mënyrën e marrjes së mjekimit në ditën që do të realizohet prova ushtrimore.

Mirë është që pacienti të mos pijë kafe apo pije të tjera me përmbajtje kafeine ditën para provës ushtrimore.

Çfarë duhet bërë gjatë provës ushtrimore?

Gjatë provës ushtrimore, mjeku, ndihmësi ose infermierja duhet të qëndrojë pranë pacientiit për të kontrolluar statusin e tij. Para se të fillojë prova ushtrimore, pacientit i vendosen elektroda ngjitëse në trup.

Elektrodat lidhen me kompjuterin e mjekut ku me anë të një programi specifik mjeku monitoron aktivitetin elektrik të zemrës së pacientit.

Gjithashtu pacientit do ti vendoset edhe një manshetë në krah për monitorimin e presionit të gjakut gjatë provës ushtrimore.

Gjatë testit niveli i vështirësisë rritet gjithmonë e më shumë. Pacienti mund të ndalojë në çdo moment që e ndjen që niveli i vështirësisë është shumë i lartë për të.

Prova ushtrimore do të vazhdojë deri sa pacienti të arrijë frekuencën kardiake target, ose deri sa pacienti:

  • Të ndjejë dhimbje të moderuar ose të rëndë kraharori;
  • Të ketë vështirësi në frymëmarrje;
  • Të ketë presion gjaku të lartë ose të ulët ose një aritmi;
  • Të ketë marrje mendsh.

Mjeku do të kontrollojë funksionin e zemrës dhe presionin e gjakut deri sa të normalizohen

Çfarë tregon Prova Ushtrimore?

Prova ushtrimore tregon se si zemra punon gjatë aktivitetit fizik dhe sa e shëndetshme është zemra e pacientit.

Nëse prova ushtrimore rezulton normale, pacienti nuk ka nevojë për ekzaminime të mëtejshme. Nëse prova ushtrimore rezulton me probleme atëherë është e nevojshme që pacienti ti nënshtrohet edhe ekzaminimeve të tjera. Kjo provë nuk përbën ndonjë rrezik të veçantë, jo më shumë se një ecje e shpejtë ose ngjitja e një maloreje. Mjeku profesionist qëndron pranë pacientit dhe është në gjendje të parashikojë çdo situatë në kohën e duhur dhe pa përbëre rrezik për shëndetin e tij.

Ju ftojmë të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të kryeni Provën Ushtrimore pranë Laboratorit Intermedica. Për info dhe prenotime telefononi në 042 200 600.

Intermedica Qëndrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Hipotekës)
Tel: 042 200 600
email: info@intermedica.al
E Hënë -E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
email: info@intermedica.al
E Hënë – E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 2

Tiranë
Rr. “Kongresi i Manastirit”  (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrik)
Tel: 04 22 57 688
E Hënë – E Premte: 08:00 – 20:00
E Shtunë: Mbyllur
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 6 Sarandë

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 852 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 08:00 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 7

Tiranë
Rruga Fran Bardhi (Pranë Qendrës Kristal)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 8

Tiranë
Rruga Dr. Shefqet Ndroqi (Pranë Sanatoriumit)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 19:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 9

Rruga e Kosovarëve (pranë ish-Kompleksit Dinamo)

Tel. 042 200 600

E hënë – e premte 07:00 – 20:30

E shtunë: 07:30 – 17:00

E diel: pushim

Intermedica 10

Bulevardi Blu, Kamëz (përballë Pallatit të Kulturës)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 19:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 11

Rruga Kastriotët, Kodër Kamëz (përballë Farmaci Shehu)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 17:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Telefono Tani