Pap Testi është një test skrinues, që mund të bëhet edhe në gratë e shëndetshme, pa ndonjë shenjë të sëmundjes dhe shërben për të zbuluar tumoret e hershëm të qafës së mitrës ose ndryshimet që me kalimin e kohës mund të shkaktojnë këtë sëmundje. Implementimi i tij ka kontribuar ndjeshëm në uljen e vdekshmërisë nga kanceri i qafës së mitrës. Ky është një ekzaminim që duhet të kryhet rregullisht, çdo tre vjet, nga të gjitha gratë pas fillimit të aktivitetit seksual ose të paktën nga mosha 25 vjeç.

Përdoret në përgjithësi në fushën e parandalimit onkologjik gjinekologjik dhe është i dobishëm për evidentimin e statusit hormonal të gruas, praninë e ndonjë fenomeni inflamator ose infektiv dhe sidomos të lezioneve prekanceroze ose kanceroze. Ndryshimet e qelizave të qafës së mitrës shfaqen nga ndryshimet në epitelin, të cilat mund të identifikohen me anë të një sistemi të veçantë të ngjyrosjes, aplikuar për herë të parë nga mjeku grek Georgios Papanicolaou, rreth mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Ekzaminimi kryhet gjatë një vizite gjinekologjike rutine nëpërmjet një spekulumi, një instrument i veçantë që zgjeron lehtë hapjen vaginale në mënyrë që të lehtësohet marrja e mostrës. Mjeku më pas vendos në mënyrë delikate një spatul të veçantë dhe një tampon që përdoren për mbledhjen e sasive të vogla të mukusit, respektivisht nga qafa e mitrës dhe kanali cervikal. Kjo mostër do të analizohet në laborator dhe në të do të kërkohen qelizat e leshuara nga indi.

Pap Testi i rakomandohet të gjitha grave nga mosha 25 në 65 vjeç. Nuk është një ekzaminim i dhimbshëm, por në rast se jeni të tensionuara, mund të ndjehet një bezdi e lehtë.

Ekzamini duhet të kryhet në kushtet e mëposhtme:

  • Të kenë kaluar 3 ditë nga kryerja e marrëdhënieve seksuale.
  • Të ketë kaluar një javë nga përfundimi i ciklit.
  • Gjatë pesë ditëve para ekzaminimit këshillohet mospërdorimi i medikamenteve vaginale (ovula, kremra ose lavazhe vaginale, etj.).
  • Në dy ditët para kryerjes së testit, nuk duhet të bëhet asnjë ekzaminim gjinekologjik ose ekografi transvaginale.
  • Nuk rekomandohet nëse ka prezencë të infeksionit bakterial.

Në rast se Pap Testi rezulton negativ, gruas do t’i kërkohet ta përsërisë atë pas tre vjetësh.

Në rastet kur ai është pozitiv, do të këshillohen disa ekzaminime të mëtejshme ndër të cilat është kolposkopia, gjatë së cilës mjeku mban në qafën e mitrës një instrumenti të quajtur kolposkop që i nevojitet për të konfirmuar ose jo prezencën e lezioneve pretumorale. Më pas mund të këshillohet një biopsi, e cila konsiston në prelievin e indeve anormale për analiza të mëtejshme që konfirmojnë lezionin e dyshuar.

Pap Testi mund të detektojë tumorin e qafës së mitrës para se ky të zhvillohet. Dhe, siç e dimë të gjithë, diagnoza e hershme në sëmundjet e kancerit mund të shpëtojë jetën.

Në fakt, kanceri i qafës së mitrës është shumë i fshehtë, duke paraqitur simptoma vetëm në një fazë shumë të avancuar, kur patologjia është pothuajse gjithmonë e papërmirësueshme.

Kjo është arsyeja pse kontrollet periodike janë forma e vetme e mundshme e parandalimit.

Ju ftojmë të kryeni këtë ekzaminimin në Laboratorin Intermedica, pranë Stacionit të Trenit në oraret 07:00-14:30 dhe 16:00-20:30.  Intermedica ju siguron cilësinë më të lartë dhe sigurinë e ekzaminimit tuaj. Mostra dërgohet në Laboratorin Bioiatriki, institucioni diagnostikues më i madh në Greqi dhe rezultati mund të tërhiqet nga 3 deri në 5 ditë pune.

Për çdo informacion të mëtejshëm kontaktoni në numrin 042 200 600.

Intermedica Qëndrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Hipotekës)
Tel: 042 200 600
email: info@intermedica.al
E Hënë -E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
email: info@intermedica.al
E Hënë – E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 2

Tiranë
Rr. “Kongresi i Manastirit”  (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrik)
Tel: 04 22 57 688
E Hënë – E Premte: 08:00 – 20:00
E Shtunë: Mbyllur
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 6 Sarandë

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 852 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 08:00 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 7

Tiranë
Rruga Fran Bardhi (Pranë Qendrës Kristal)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 8

Tiranë
Rruga Dr. Shefqet Ndroqi (Pranë Sanatoriumit)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 19:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 9

Rruga e Kosovarëve (pranë ish-Kompleksit Dinamo)

Tel. 042 200 600

E hënë – e premte 07:00 – 20:30

E shtunë: 07:30 – 17:00

E diel: pushim

Intermedica 10

Bulevardi Blu, Kamëz (përballë Pallatit të Kulturës)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 19:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 11

Rruga Kastriotët, Kodër Kamëz (përballë Farmaci Shehu)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 17:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Telefono Tani