Platforma Ekografike e gjenerates së re vjen në Intermedica

Intermedica sjell pranë pacientëve të saj platformën ekografike të gjeneratës së re, tekonologjinë e fundit Hitachi në fushën e dignostikimit ekografik me elastografi. Pajisja Hitachi Arietta V60 vjen me funksione të shumta për çdo specialitet.

Tashmë në Intermedica të gjithë pacientët do të mund të kryejnë ekzaminimet e mëposhtëme:

  • EKO KARDIAKE
  • EKO ABDOMINALE
  • EKO E TIROIDES
  • EKO DOPPLER E ARTERIEVE KAROTIDE
  • EKO DOPPLER ARTERIAL
  • EKO DOPPLER VENOZ
  • EKO DOPPLER ARTERIO/VENOZ
  • EKO DOPPLER PËR FISTULA ARTERIO-VENOZE
  • EKO TRANSFONTANELARE
  • EKO E ARTIKULACIONIT KOKSOFEMORAL
  • EKO E INDEVE TË BUTA
  • EKO GJIRI
  • EKO E APARATIT URINAR
  • EKO TESTIKULARE
  • EKO ENDOREKTALE
  • EKO ENDOVAGINALE

Kjo pajisje mundëson matjen me lehtësi të fluksit të gjakut, për një diagnozë të saktë dhe të shpejtë të patologjive të vazave të gjakut, siç është tromboza apo stenoza e tyre.

Imazhi me cilësi dhe sensitivitet shumë të lartë përfitohet menjëherë sapo sonda vendoset në trupin e pacientit, pa patur nevojë për një kohë përshtatjeje.

Elastografia e indeve në kohë reale bën të mundur përcaktimin e nivelit të fibrozës duke mundësuar kështu një informacion shtesë dhe mjaft të rëndësishëm për diagnozën. Është provuar që elastografia ka vlerë të lartë klinike dhe ka përdorim të gjërë në ekzaminim e gjirit.

Arietta V60 është e paisur me funksione të lehta për t’u përdorur për ekzaminime krahasuese. Paraqitja dinamike me lëvizje të ngadalta realizon një prezantim paralel të imazheve në kohë reale.

Një funksion tjetër mjaft i avancuar i kësaj pajisje është ekzaminimi Doppler me Dy Porta (Dual Gate Doppler), që mundëson matjen e fluksit të gjakut nga dy lokalizime të ndryshme në të njëjtën kohë, duke shkurtuar kështu kohëzgjatjen e ekzaminimit dhe duke mundësuar një suport efektiv në diagnozë.

Gjithashtu nëpërmjet kësaj pajisje do të kryhet edhe ekzaminimi i muskujve, tendinave, ligamenteve, artikulacioneve dhe indeve të buta. Imazhet ekografike bëjnë të mundur vizualizimin e lëvizjeve, funksionimit dhe anatomisë së këtyre strukturave, duke lejuar mjekun të bëjë një vlerësim të detajuar të dëmtimeve pas një traume apo sëmundje.

Sistemi i përdorur në Intermedica mundëson ruajtjen e ekzaminimeve dhe imazheve të secilit pacient për një periudhë kohe shumë të gjatë, duke i lejuar mjekut të karahasojë rezultatet e ndryshme dhe të japë një vlerësim sa më të saktë të ecurisë dhe prognozës së sëmundjes.

Ekzaminimi ekografik mundëson përcaktimin e burimit të dhimbjes, enjties, infeksionit apo çdo shqetësimi që pacienti mund të shfaqë. Kjo pajisje e gjeneratës së re, e kombinuar me profesionalizmin e mjekëve specialist radiologë, do mbështesë pacientët me një diagnozë të saktë dhe të shpejtë.

Intermedica Qëndrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Hipotekës)
Tel: 042 200 600
email: info@intermedica.al
E Hënë -E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
email: info@intermedica.al
E Hënë – E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 17:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 2

Tiranë
Rr. “Kongresi i Manastirit”  (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrik)
Tel: 04 22 57 688
E Hënë – E Premte: 08:00 – 20:00
E Shtunë: Mbyllur
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 6 Sarandë

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 852 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 08:00 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 7

Tiranë
Rruga Fran Bardhi (Pranë Qendrës Kristal)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:00 – 20:30
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 8

Tiranë
Rruga Dr. Shefqet Ndroqi (Pranë Sanatoriumit)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 19:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 9

Rruga e Kosovarëve (pranë ish-Kompleksit Dinamo)

Tel. 042 200 600

E hënë – e premte 07:00 – 20:30

E shtunë: 07:30 – 17:00

E diel: pushim

Intermedica 10

Bulevardi Blu, Kamëz (përballë Pallatit të Kulturës)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 19:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Intermedica 11

Rruga Kastriotët, Koder Kamëz (përballë Farmaci Shehu)

Tel.: 042 200 600
E Hënë-E Premte: 07:30 – 17:00
E Shtunë: 07:30 – 16:00
E Dielë: Mbyllur

Telefono Tani