Biologjia Molekulare. Diagnostikimi me PCR – Real Time.
Analizimi i ADN-së, ARN-së dhe proteinave në nivel molekular, e njohur si diagnostika molekulare është
targeti kryesor i Laboratorit Intermedica.
Analizimi modern i bazuar në detektimin e acideve nukleike paraqet avantazhe të konsiderueshme
krahasuar me metodat tradicionale të detektimit të patogjenëve në organizmin e njeriut. Këto
procedura detektojnë viruset, bakteriet dhe parazitët shumë më shpejt dhe me një sensitivitet dhe
specificitet shumë herë më të madh.
Në nivel gjenetik dhe proteinik, shkaku i një sëmundje tani mund të gjendet me një saktësi shumë të
madhe, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit të teknikave të reja terapeutike. Analizimi i strukturës
gjenetike të një individi u jep mundësi mjekëve të parashikojnë dekursin e një sëmundje të caktuar.
Gjithashtu, biologjia molekulare i siguron mjekësise moderne pajisjet e nevojshme për të zhvilluar
strategji tërësisht të reja dhe të personalizuara në betejën kundër patologjive. Spitalet dhe qendrat
diagnostike që përdorin këto teknika janë në kërkim të produkteve që garantojnë nivelet më të larta të
besueshmërisë dhe maksimumin e shpejtësisë. Aplikimi i biologjisë molekulare konsiderohet një
revolucion në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.
Intermedica performon një gamë të gjërë të testeve me PCR duke përfshirë HBV, HCV, HIV, sëmundjet
seksualisht të transmetueshme, viruset e familjes herpetike (CMV, EBV dhe HSV) si dhe viruset e
sëmundjeve sezonale, si enteroviruset dhe influenca.
E reja më e fundit që sjell Laboratori Intermedica është diagnostikimi sasior me PCR – Real Time i
Neisseria gonorrhoeae.
Gonorea e cila shkaktohet nga Neisseria Gonorrhoeae, është një problem madhor i shëndetit publik.
Rruga e transmetimit më e shpeshtë është ajo përmes kontaktit seksual. Gjithsesi ajo mund të
transmetohet edhe nga trakti gjenital i nënës te fëmija gjatë lindjes, duke shkaktuar probleme me
shikimin te fëmija, si dhe infeksione sistemike neonatale. Periudha e inkubimit është zakonisht 2 – 8
ditë.
Laboratori Intermedica, për herë te parë në Shqipëri, performon testin e Neisseria Gonorrhoeae me PCR
– Real Time sasiore në urinë. Pas ekstraktimit të ADN-së me aparaturën MagCORE HF16, bëhet
amplifikimi dhe analizimi nëpërmjet pajisjeve të Sacace Biotechnologies duke dhënë kështu një rezultat
specifik, të shpejtë dhe me sensitivitet të lartë.

Intermedica Qëndrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Hipotekës)
Tel.: 042 200 600
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 17:00

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 17:00

Intermedica 2

Tiranë
Rr. “Kongresi i Manastirit”  (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë 07:30 – 16:00

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrik)
Tel.: 04 22 57 688
Orari: 08:00 – 20:00
E shtunë: Pushim

Intermedica 6 Sarandë

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 85 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 08:00 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 7

Tiranë
Rruga Fran Bardhi (Pranë Qendrës Kristal)

Tel.: 042 200 600
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00