Intermedica prej më shumë se 20 vitesh ka treguar seriozitet dhe cilësi në punën e saj. Ajo që e bën të veçantë laboratorin Intermedica dhe e vendos shumë më përpara laboratorëve të tjerë është metodika që përdor në punimin e analizave dhe implementimi i metodave më të reja laboratorike.

Metodat kryesore që përdor Laboratori Intermedica janë:

Electrochemiluminescenca (ECL)

Electrochemiluminescenca është një lloj lumineshence e prodhuar gjatë reaksioneve elektrokimike. Në ECL mediatorët i nënshtrohen një reaksioni “exergonic” për të prodhuar një gjendje të eksituar elektronike dhe pastaj për të emetuar dritë gjatë relaksimit në një gjendje më të ulët. Kjo gjatësi vale e fotoneve të dritës të emetuara, i korrespondon diferencës së energjisë ndërmjet këtyre dy gjendjeve.

ECL zakonisht vëzhgohet gjatë aplikimit të diferencës së potencialit ndërmjet elektrodave elektrokimike që përmbajnë solucione lumineshente (hidrokarbure aromatike policiklike, komplekse metalesh ose nanopjesëza) në tretësa organikë. Në tretësa organikë mund të prodhohen si format e oksiduara ashtu edhe ato të reduktuara të përbërjeve lumineshente në të gjitha elektrodat, njëkohësisht ose në një të vetme, duke zgjeruar potencialin midis oksidimit dhe reduktimit. Energjia e ngacmimit merret nga rekombinimi i llojeve të oksiduara dhe të reduktuara. Elektrodat me përbërje karboni lejojnë lidhjen e lehtë të reagentëve biologjikë. Hapi i dytë është përdorimi i markuesve elektrokemilumineshentë që janë të lidhura me antitrupat zbulues. Pastaj aplikohet energji elektrike në elektroda që çon në lëshimin e dritës nga markuesit. Intensiteti i dritës matet për të përcaktuar koncentrimin në mostër. ECL është shumë e dobishme në aplikimet analitike si një metodë shumë e ndjeshme dhe selektive.

Ajo kombinon avantazhet analitike të analizës kemilumineshente (mungesa e sinjalit optik në sfond) me lehtësinë e kontrollit të reaksionit duke aplikuar potencialin e elektrodës.

Si një teknikë analitike ajo paraqet avantazhe të jashtëzakonshme mbi metodat e tjera për shkak të konfigurimit të thjeshtuar optik dhe kontrollit të mirë kohor dhe hapsinor.

Selektiviteti i avancuar i kësaj metode arrihet me ndryshimin e potencialit të elektrodës duke kontrolluar kështu përbërjet që janë oksiduar / reduktuar në elektrodë dhe marrin pjesë në reagimin e Elektrokemilumineshencës.

Avantazhet:

  • Sensitivitet i lartë: ciklet e ngacmimit të shumëfishta mund të përforcojnë sinjale për të rritur nivelin e dritës duke e bërë këtë metodë mjaft të ndjeshme.
  • Gama e gjërë dinamike: nënkupton që nivele shumë të larta apo shumë të ulëta të koncentrimit mund të maten pa patur nevojën e hollimeve të shumëfishta të mostrave të cilat modifikojnë rezultatin.
  • Metodë e lehtë për tu përdorur: është metodë e thjeshtë për tu asimiluar dhe përdorur nga mjekët dhe laborantët duke mos lënë kështu hapsirë për gabime.
  • Fleksibilitet i lartë: reagentët janë të qëndrueshëm, jo radioaktivë dhe konjugohen në mënyrë të përshtatshme me molekulat biologjike.
  • Performancë dhe cilësi e jashtëzkonshme: Elektrokemilumineshenca është një sistem shumë i suksesshëm i detektimit që jep të dhëna klinike për një sërë mostrash përfshirë mostra qelizore, serum, plazëm, gjak total, etj.

ELISA

Analizat e imunosorbentëve të lidhura me enzimë (Enzyme-linked Immunosorbent Assays – ELISAs) kombinojnë specifikat e antitrupave me ndjeshmërinë e analizave të thjeshta enzimatike, duke përdorur antitrupa ose antigjenë të shoqëruar me një enzimë të analizuar lehtësisht. Me anë të metodës ELISA arrihet të realizohet një matje e saktë e përqëndrimit të antitrupit ose antigenit. Ka dy variante kryesore të kësaj metode: a) mund të përdoret për të përcaktuar praninë e antigenit që njihet nga një antitrup ose b) mund të përdoret për të përcaktuar praninë e antitrupit që njeh një antigen.

Avantazhet e kësaj metode janë:

  • ELISA ka specificitet dhe sensitivitet tepër të lartë;
  • Reagentet janë shumë rezistent;
  • Është e thjeshtë për tu realizuar;
  • ELISA mund të përdoret për testimin e një numëri të gjërë sëmundjesh infektive.

IMMUNOBLOT

Kjo metodë përdoret kryesisht për diagnostikimin molekular të alergjisë.

Alergologjia Molekulare është një aplikim i ri që përdor proteina ose përbërës të vetëm të alergenëve për testim, duke bërë të mundur matjen me saktësi të lartë të antitrupave IgE ndaj një përbërësi të një alergeni specifik. Diagnostikimi molekular i alergjisë mundëson identifikimin e saktë të përbërësve që shkaktojnë alergji, përmirësimin e vlerësimit të riskut për reaksionet e rënda si dhe analizimin diferencial të reaksioneve të kryqëzuara.

Diagnostikimi me saktësi i alergenit i hap rrugë mjekut që të përcaktojë me saktësi imunoterapinë e duhur duke arritur keshtu në një menaxhim optimal të pacientit dhe garantimin e një cilësie jetese më të mirë për të.

PCR – REAL TIME

Analizimi i ADN-së, ARN-së dhe proteinave në nivel molekular, e njohur si diagnostika molekulare është targeti kryesor i laboratorit Intermedica.

Analizimi modern i bazuar në detektimin e acideve nukleike paraqet avantazhe të konsiderueshme krahasuar me metodat tradicionale të detektimit të patogjenëve në organizmin e njeriut. Këto procedura detektojnë viruset, bakteriet dhe parazitët shumë më shpejt dhe me një sensitivitet dhe specificitet shumë herë më të madh. Në nivel gjenetik dhe proteinik, shkaku i një sëmundje tani mund të gjendet me një saktësi shumë të madhe duke i hapur kështu rrugë zhvillimit të teknikave të reja terapeutike. Analizimi i strukturës gjenetike të një individi u jep mundësi mjekëve të parashikojnë dekursin e një sëmundje të caktuar. Gjithashtu, biologjia molekulare i siguron mjekësise moderne paisjet e nevojshme për të zhvilluar strategji tërësisht të reja dhe të personalizuara në betejën kundër patologjive. Spitalet dhe qendrat diagnostike që përdorin këto teknika janë në kërkim të produkteve që garantojnë nivelet më të larta të besueshmërisë dhe maksimumin e shpejtësisë. Aplikimi i biologjisë molekulare praktikisht ka revolucionarizuar diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.

Duke patur në dispozicion gjithë këto metoda të nje saktësie te lartë diagnostikuese, Intermedica nuk e ka parë aspak të arsyeshme që të fusë në përdorim testet e shpejta të cilat nuk janë serioze për laboratore të nivelit të lartë.

Është e vërtetë që shumë klinika ofrojnë një kosto më të ulët dhe një kohë të marjes së rezultatit më të shpejtë, por a ja vlen që analiza e kerkuar të mos bëhet ashtu siç duhet dhe të mos gjendet një zgjidhje për problemin tuaj?

Të metat e testeve të shpejta janë këto:

  • Janë teste kryesisht cilësore duke prodhuar vetëm përgjigje: “Po / Jo” që japin shumë më pak informacion sesa testet sasiore ekzistuese laboratorike.
  • Ato kërkojnë interpretim subjektiv që ndikon në rezultat.
  • Reagentët kanë jetëgjatësi të shkurtër dhe rezistencë të ulët.
  • Në shumë raste testet e shpejta janë shumë herë më pak sensitive ose shumë herë më pak të saktë krahasuar me metodat referente laboratorike.
  • Kërkon një kontroll të gjërë dhe të fuqishëm të cilësisë dhe mekanizmave për sigurimin e cilësisë.

Pikërisht duke qënë në dijeni të këtyre anëve negative të testeve të shpejta që perdoren rëndom nëpër klinika dhe laboratore, Intermedica ka bërë një marrëveshje me cilësinë dhe nuk realizon asnjë analizë me këto metoda.

Intermedica Qëndrore

Tiranë
Rr. Panorama (Pranë Hipotekës)
Tel.: 042 200 600
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 17:00

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 17:00

Intermedica 2

Tiranë
Rr. “Kongresi i Manastirit”  (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë 07:30 – 16:00

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrik)
Tel.: 04 22 57 688
Orari: 07:30 – 20:00
E shtunë: Pushim

Intermedica 6 Sarandë

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 85 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 07:30 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 7

Tiranë
Rruga Fran Bardhi (Pranë Qendrës Kristal)

Tel.: 042 200 600
Orari: 07:00 – 20:30
E shtunë: 07:30 – 16:00