GENERAL ELECTRIC LOGIQ™ S8

Çdo ditë kemi mundësinë të bëjmë një ndryshim të vërtetë në jetën e pacientëve tanë.

Pajisja GE e teknologjisë së fundit në fushën e diagnostikimit ekografik na ofron imazhe të jashtëzakonshme me një besueshmëri të shkëlqyer falë sistemit të ultratingujve LOGIQ™, i cili na ndihmon të kujdesemi për pacientët përmes aplikacioneve të radiologjisë, vaskulare, të gjirit, etj.

Kjo teknologji na lejon të ofrojmë një kujdes gjithnjë e më të mirë për pacientët tanë dhe na ofron imazhe ekselente, nga rastet rutinë tek ata më sfidues. Është e dizajnuar për një gamë të gjerë aplikimesh që mund të përdoren në pjesën abdominale, për gjoksin, në kardiologji, pediatri, urologji dhe në shumë ekzaminime të tjera.

Elastografia: Rrit besueshmërinë diagnostikuese.

B-Flow: Bazuar në teknologjinë e koduar B-flow, tejkalon kufijtë e zakonshëm të Dopplerit duke shfaqur hemodinamizmin real të rrjedhës dhe duke përmirësuar ndjeshëm saktësinë e vlerësimit vaskular.

Përforcimi i kontrastit të ultratingujve: Përfshirja e të dhënave (Raw Data TIC quantification) për të arritur kontrast, senstivitet dhe depërtim të pakrahasueshëm.

Asistenca në skanim siguron saktësinë maksimale dhe standardizimin e ekzaminimit, redukton kohën dhe përmirëson përvojën e pacientit dhe mjekut.